Një tjetër anije kozmike e SpaceX u shkatërrua mbi Oqeanin Indian, duke përfunduar një tjetër fluturim provë të dështuar të raketës së Elon Musk për të udhëtuar në Mars.
Anija kozmike u nis nga mjediset e kompanisë pranë një fshati në Teksasin jugor, të cilin më parë këtë muaj qyteti vendosi ta quante “Starbase”.
Problemet e para lindën kur përforcuesi Super Heavy i fazës së parë shpërtheu në vend që të kryente procesin e planifikuar në Gjirin e Meksikë.
“Starship pësoi një çmontim të shpejtë dhe të paplanifikuar”, tha SpaceX, “ne dështuam përsëri”./e.t