38 vite në Parlament, çfarë mbani mend nga këta tre deputetë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afrim Krasniqi

Shqipëria është në vitin 2025. Në dhjetor 1990 u lejua pluralizmi, në mars 1991 u bënë zgjedhjet e para shumëpartiake. Tre nga deputetët që fituan në ato zgjedhje janë aktualisht deputetë, por sapo janë rizgjedhur edhe në legjislaturën 2025-2029. Janë dy nga PD dhe një nga PS.

34 vite, deri më 2029 bëhen 38 vite. Të përjetshëm? Natyrisht, ata me shumë mandate thonë se jemi më të mirët, më të votuarit, më të aftët dhe të ndershmit, duke ia njohur vetes të gjitha sukseset dhe ia atribuar palës tjetër të gjitha deshtimet e tranzicionit.

Shikoni parlamenti e ri: më shumë se 50% zgjidhen për herë të parë, shumica e tyre pa përvojë politike dhe pa një program/ ide të qartë për “punën e re/të parë”, natyrisht edhe pa njohuritë e plota mbi sfidat, përgjegjësitë, të drejtat dhe limitet e jetës parlamentare.

Ata me mandat të dytë bëjnë grupin më të madh, shkallëzim që vijon me grupet e tjera. Vetëm 3 deputetë kanë me nga 9 mandate parlamentare dhe vetëm 1 deputetë ka 10 mandate parlamentare.

ATA kanë të drejtë. Edhe kur gjërat për Shqipërinë kanë shkuar mirë apo keq, për ata kanë shkuar mirë. Janë zgjedhur ose janë votuar. Pavarësisht se ata e bëjnë vetë ligjin, e drejtojnë vetë partinë, zgjedhin vetë vetveten dhe të tjerët, marrin vetë vendimet politike dhe përcaktojnë vetë se cili duhet të jetë sistemi qeverisës dhe përfaqësues, bëjnë vetë analizën e zgjedhjeve, shkruajnë vetë sesi duhet të flasë historia mbi ta, shpesh marrin vetë edhe atributet e prokurorit dhe gjyqtarit, KQZ dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ligjërisht kanë të drejtë, ata janë produkti ynë. Moralisht? Integriteti nuk është ende standard në partitë politike, në shoqëri, në shtet, në strukturat promovuese dhe as në diskursin publik. Ndaj nuk është ende kriter.

Lexo edhe :  SPAK ndihmon Alimehmetin të marrë mandatin? Në PD priten pranga para shtatorit

Pyetja 1 milion është, – përveç suksesit personal/familjar cili është kontributi i tyre në shoqëri, në shtetin e së drejtës, në mirëqeverisje, për demokraci funksionale apo në progresin e vendit? Cilat janë kontributet e matshme parlamentare, politike dhe qytetare që kanë sjellë në rreth tri dekada parlamentare? Cili është ligji reformator që mban emrin e tyre? Cili është vendimi që i identifikon ata në publik dhe memorie historike si modele pozitive dhe referuese?

Tabela paraqet statistikë. E di që statistikat nuk njësohen 100% me të vërtetën, por janë mjet i rëndësishëm për të ndihmuar debatet dhe mendimet që të çojnë te disa të vërteta. Parlamenti i vjetër po rimblidhet në seanca 14 minutëshe për të prodhuar të njëjtin show dhe të njëjtën vendimmarrje si edhe vite e vite përpara, si dhe jemi në pritje që parlamenti i ri që mblidhet në shtator të sjell ndonjë ndryshim pozitiv/reflektim për vendin.

Këtu statistikat mund të na ndihmojnë edhe të kuptojmë më mirë tezat se demokracia është më shumë se procedurë, është përmbajtje më shumë se formë, ndaj edhe e ardhmja që kemi votuar çdo 4 vjet, përfshirë me 11 maj 2025, nuk mund të jetë e ndryshme veçse produkt e vazhdimësi i të tashmes, të kaluarës dhe dukurive të tranzicionit.

Të fundit

A po afrohet një Luftë e Tretë Botërore?

Dy javë pasi ish-aleatët, në një botë gjithnjë e më e ndarë, përkujtuan veçmas 80-vjetorin e përfundimit të Luftës...

Përplasja SHBA-Kinë, Emmanuel Macron: Rreziku më i madh për botën

Presidenti francez Emmanuel Macron tha ditën e sotme se përçarja midis dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është rreziku kryesor me të cilin...

Liverpool zyrtarizon transferimin e parë, Frimpong firmos për pesë sezone me Reds

Liverpool ka konfirmuar një marrëveshje për të nënshkruar me Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen. Kampionët e Premier League kanë vendosur të paguajnë klauzolën e...

4 kandidatë u ankuan në KQZ për vjedhje votash brenda PD, Berisha: Janë të lirë

Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha po pretendon me denoncime çdo ditë për “farsën elektorale" të 11 majit nga mazhoranca, në atë humbje të...

Austria ndalon martesat mes kushërinjve, hyn në fuqi në gusht

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin...

Lajme të tjera

Web TV