Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta.

Aktualisht, në fazën e dytë të tyre, janë realizuar rreth 50% e punimeve fizike sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar

Më konkretisht në disa pjesë të aksit rrugor janë bërë edhe shtresat e reja asfaltike dhe për shkak të avancimit të fazës së punimeve është bërë edhe devijim i qarkullimit të automjeteve që vijnë nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit.

“Është punuar me ndërtimin e dy korsive të reja në të dy anët e rrugës, ku konkretisht në anën e majtë drejtimi Tiranë-Durrës është punuar dhe me realizimin e shtresave asfaltike. Për këtë qëllim, trafiku i mjeteve nga Durrësi drejt Tiranës është devijuar në dy korsitë e reja të ndërtuara me qëllim vijimin e punimeve në korsitë ekzistuese“, thotë Adja Sefa, nga Sektori i Menaxhimit të Projekteve në ARRSH.

Punimet në këtë arterie të rëndësishme për 6 kilometra, e para nga Qafë-Kashari drejt ish-sheshit Shqiponja dhe anasjelltas, përfundojnë në fund të vitit.

“Duke qenë që punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme, edhe pse afati kontraktual është Shtatori 2026, pritet që punimet të përfundojnë brenda këtij viti, në Dhjetor 2025”.

Shumë shpejt, sipas ARRSH, pritet të nisë puna edhe për rikualifikimin e zgjerimin e mbikalimit në Qafë-Kashar, në mënyrë që të përballojë fluksin e automjeteve që do të jetë në 8 korsitë e autostradës.

Pas përfundimit të këtij projekti rrugor, në aksin Tiranë – Durrës shpejtësia e lejuar në autostradën e Tipit A do të jetë 130 km/h./E.T

Të fundit

Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje...

Studimi/ Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të ndryshëm – jo më...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta/ Linjat hekurudhore do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë minierën e kripës Pride, e...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Lajme të tjera

Web TV