Berisha nis parashikimet/ Rama do të përfundojë në burg si narkodiktatori i Panamasë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë të njëjtin fat si ish-lideri i Panamasë, Manuel Noriega, që pasi e ktheu vendin në një narkoshtet, u dënua në SHBA dhe shtete të tjera.

I ftuar në një studio televizive Berisha deklaroi se nuk ka asgjë të çuditshme nga mbështetja e Ramës nga ndërkombëtarët, pasi edhe ai mund të këtë një fund të ngjashëm. Kryedemokrati tha se Rama është narkodiktatori i Ballkanit.

Sali Berisha:

“Asgjë të çuditshme nuk ka. Ka qenë një narkodiktator i Panamasë që e ndihmuan me besim se do të bëjë shtet ligjor, por e ktheu në narkoshtet. Aq sa Xhorxh Bush I-rë dërgoi marinsat dhe e gjetën në xhungël. U dënua shumë vite dhe pas burgut e dënoi edhe Franca përjetë. E them këtë se nuk ka asgjë të çuditshme që Ramaduro do të ketë fatin e Noriegës. E arrijnë ata se kanë shumë faktorë. Prandaj mos u çudisni aspak. Rama është narkodiktatori i Ballkanit”./e.t

Të fundit

A po afrohet një Luftë e Tretë Botërore?

Dy javë pasi ish-aleatët, në një botë gjithnjë e më e ndarë, përkujtuan veçmas 80-vjetorin e përfundimit të Luftës...

Përplasja SHBA-Kinë, Emmanuel Macron: Rreziku më i madh për botën

Presidenti francez Emmanuel Macron tha ditën e sotme se përçarja midis dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është rreziku kryesor me të cilin...

Liverpool zyrtarizon transferimin e parë, Frimpong firmos për pesë sezone me Reds

Liverpool ka konfirmuar një marrëveshje për të nënshkruar me Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen. Kampionët e Premier League kanë vendosur të paguajnë klauzolën e...

4 kandidatë u ankuan në KQZ për vjedhje votash brenda PD, Berisha: Janë të lirë

Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha po pretendon me denoncime çdo ditë për “farsën elektorale" të 11 majit nga mazhoranca, në atë humbje të...

Austria ndalon martesat mes kushërinjve, hyn në fuqi në gusht

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin...

Lajme të tjera

Web TV