“Furtunë” në Policinë e Tiranës!/ Ndryshohet shefi i trafikut urban, preken edhe krimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi pas përfundimit të zgjedhjeve janë bërë  transferime dhe lëvizje të shumta në policinë e kryeqytetit, ku disa shefa krimesh janë ndryshuar, por jo vetëm.

Shefi i krimeve i komisariatit nr.5 është transferuar në Vorë, ndërsa shefi i krimeve të Vorës është transferuar te komisariati nr.5.

Edhe shefi i krimeve në komisariatin nr.1 është ndryshuar, ku ai që mbante këtë post është transferuar te komisariati i policisë rrugore të Tiranës te sektori i aksidenteve.

Ndryshime të shumta ka pasur në policinë rrugore të Tiranës ku rreth 20 efektivë të linjave dhe trafikut janë transferuar, po ashtu edhe 4 komandatë te trafikut dhe linjave, mes tyre edhe shefi i trafikut urban në Tiranë, Jetnor Shira, ku në vend të tij është emëruar Megian Ademaj.

Po ashtu në policinë rrugore të Tiranës janë transferuar disa oficerë të policisë gjyqësore (OPGJ).

Ende nuk dihen arsyet dhe motivacionet e ndryshimeve të shumta në policinë e kryeqytetit.

Kujtojmë që 7 muaj më parë u bënë ndryshime rrënjësore në polici ku u zgjodhën 12 drejtuesit e rinj të policisë në qarqe dhe 48 shefat e komisariateve, por ende ka mbetur pezull gara për drejtorat e departamenteve edhe pse sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit duhet të zhvillohet garë edhe për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të departamenteve./E.T

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.4 lekë. Euro, blihet me 97.6...

Jugosllavia përjashtohet nga Kominterni: Përplasja Tito–Stalin trondit botën komuniste

28 qershor 1948 Më 28 qershor 1948, në kulmin e tensioneve të hershme të Luftës së Ftohtë, Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, nën udhëheqjen e...

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Lajme të tjera

Web TV