Meta: Zëri im do kumbojë fort në Kuvend! Tedi Blushi do jetë mëkëmbësi im aty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku ai garoi në listën e hapur të koalicionit “PD-ASHM” dhe nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për tu futur në Kuvend.

I pyetur nëse kishte bërë gabim që nuk u bë pjesë e listës së mbyllur, Meta u shpreh se jo dhe kjo sipas tij për dy arsye të rëndësishme. Të parën, kreu i PL-së përmendi si arsye, parimin e tij të përhershëm kundër listave të mbyllura.

Së dyti, ai u shpreh se nuk donte t’i krijonte asnjë avantazh individual vetes në dëm të opozitës së Bashkuar. Më tej shtoi se nëse do të ishte në listë të mbyllur një nga tezat më kryesore kundër opozitës do të ishte që ja koalicioni u bë për të nxjerrë atë nga burgu. Meta tha se për të ishte zhgënjyes rezultati në tërësi dhe jo fakti që nuk arriti të hynte në Kuvend.

Ai tha më tej se Tedi Blushi do të jetë një përfaqësues i denjë në parlamentin e ri dhe tha se ai do të bëjë një diferencë të dukshme në Kuvend ashtu siç sipas tij, e bëri edhe në Këshillin e Bashkisë së Tiranës.

Pyetje: Zoti Meta mos bëtë gabim që nuk hytë në listën e mbyllur pasi edhe dolët i treti në listën e hapur të opozitës nuk u bëtë deputet që do t’ju kishte siguruar jo vetëm lirinë por edhe kushte më të favorshme për t’u mbrojtur?

Meta: Jo, asnjë gabim dhe për dy arsye shumë të rëndësishme. Së pari, parimore sepse përherë kam qenë kundër listave të mbyllura dhe është absurd që qytetarët mund të zgjedhin praktikisht vetëm 1/3 e deputetëve se 2/3 janë të paravendosur. Së dyti, nuk doja të krijoja asnjë avantazh individual vetes në dëm të Opozitës së Bashkuar pasi nëse do isha në listë të mbyllur një nga tezat më kryesore kundër opozitë do të ishte që ja koalicioni u bë për të nxjerrë Metën nga burgu.

Ndërkohë që beteja ime politike ka qenë dhe mbetet për t’i çliruar shqiptarët nga burgu i madh ku ata jetojnë çdo ditë në shtetin e kapur nga “Rilindja” dhe mafia në çdo qelizë. Po kështu synoja të motivoja sa më shumë kandidatët e tjerë në listat e hapur pas disa pakënaqësive që u krijuan me listat e mbyllura.

Për mua zhgënjyes është rezultati në tërësi dhe jo fakti që unë nuk u bëra deputet. Ata që ishin jashtë burgut duhet të kishin punuar më shumë dhe më mirë. Sidomos kur garon me një shtet të kapur, media të kapura dhe Kod Zgjedhor jo të favorshëm për opozitën. Por jam i sigurtë se zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri dhe besoj plotësisht se Z. Tedi Blushi do bëjë një diferencë të dukshme në Kuvendin e ri ashtu siç e bëri edhe në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Pra të mos kujtojë askush se unë nuk do jem atje.

Lexo edhe :  Vendosen në ‘sitë’pronarët e makinave luksoze/ Nisin kontrollet për të ardhura e tyre

Vendi dhe opozita kanë nevojë për politikanë të rinj, me vizion, pro mbi të gjitha guximtarë, patriot dhe të pashantazhueshëm nga Qeveria dhe drejtësia e kapur. Duke i falenderuar të 8 mijë heronjtë që votuan Ilir Metën shpreh mirëkuptimin edhe ndaj dhjetëra mijëra të tjerëve që për fajet tona u “dekonspiruan” te patronazhistët dhe ose u penguan të votojnë ose u detyruan të votojnë në mënyrë të kontrolluar. Z. Tedi Blushi si deputet i ri i Tiranës do mbulojë me përparësi Njësitë që kanë votuar më shumë për Ilir Metën nga Njësia 5 dhe tre, katër të tjerat me rezultatet më të mira. Shumë shpejt do të kemi zgjedhjet vendore dhe unë jam i bindur se në Këshillin e ri të Bashkisë do të kemi disa zëra shumë të fuqishëm dhe cilësorë si Tedi Blushi.

Po kështu edhe kudo në çdo bashki duke e nisur punën që tani. Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj. Ndaj që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve. Me ketë rast falenderim të veçantë për të gjithë kandidatët tanë që garuan në lista të hapura në 7 Qarqet e vendit edhe pse në rrethana shumë të vështira dhe të gjithë ata që i votuan. Ndërsa opozitarizmi ynë do të përshkallëzohet deri në rivendosjen e demokracisë funksionale, po kështu programi ynë “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus” mbetet udhërrëfyesi ynë për të ardhmen e Shqipërinë.

Pyetje: Dhe së fundmi edhe njëherë për akuzën tuaj tani dhe mbylljen e hetimeve pas 7 muajsh paraburgim

Meta: Asgjë të re nga hetimet për Ilir Metën gjatë këtyre 7 muajve të rrëmbimin kriminal bazuar në fletërrufenë që justifikoi rrëmbimin kriminal parazgjedhor. Zero provë dhe zero fakt penal për Ilir Metën. Zero shkresë apo akt kompromentues, zero qindarkë të paligjshme dhe zero prona të gjetura brenda dhe jashtë./e.t

Të fundit

Transferimi 150-milionësh, Bayern humbi yllin gjerman për faj të trajnerit Kompany

Süddeutsche Zeitung ka zbuluar disa detaje të pathëna për refuzimin që Florian Wirtz i bëri Bayern-it, duke zgjedhur transferimin...

Befason studimi i fundit, shkencëtarët: Njerëzit lëshojnë dritë!

A ju kanë thënë ndonjëherë se dukeni rrezatues? Sipas hulumtimeve të realizuara nga Universiteti i Calgary dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Kanadasë, ju...

“Shqiptarët qajnë 3 herë në ditë në Amerikë, se atje duhet të punojnë. Këtu…”

Gazetarja e njohur Eva Dori, e cila është zhvendosur prej 10 vitesh përtej oqeanit në SHBA, së fundmi ka bërë një deklaratë që ka...

Legjenda Capello flet për Igli Taren: Duhet ta themi me zë të lartë, ai…

Igli Tare ka marrë komplimente nga një legjendë si Fabio Capello. Zyrtarizimi se Allegri pranoi ofertën e drejtorit sportiv të Milanit për t'u rikthyer...

7 kushtet e Francës që të njohë shtetin palestinez, a do të ndodhë?

Franca do të jetë së bashku me Arabinë Saudite, kryesuese e një konference ndërkombëtare që do të mbahet nga 17 deri më 20 qershor...

Lajme të tjera

Web TV