Kjo orë nuk bën asgjë dhe kushton 790 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Orët zakonisht përdoren për të treguar kohën – por nëse pyet markën suedeze Our Legacy, as kjo nuk është e nevojshme.

Ata prezantuan modelin No Time Watch, dhe emri nuk është shaka – kjo orë nuk tregon kohën sepse thjesht nuk është funksionale.

Nuk bën asgjë dhe kjo është e gjithë ideja, dhe siç pohon marka, është një orë qëllimi i së cilës është thjesht dekorativ.

Është bërë prej argjendi të lëmuar dhe vjen me një rrip lëkure luksoz Horween Chromexcel.

Ka shënjues të orëve të stampuar, një kurorë dekorative të fiksuar, por pa lëvizje.

Çdo copë është punuar me dorë në Portugali, kështu që priten ndryshime të vogla midis orëve.

“Ora Pa Kohë” nuk është aty për të treguar kohën – roli i saj është të duket bukur në kyçin e dorës.

Çmimi i këtij aksesori është 790 euro, që është mjaft shumë për diçka që nuk bën asgjë, përveçse ndoshta duket bukur. /e.t

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OUR LEGACY (@ourlegacy)

Të fundit

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu...

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë blerje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në lidhje me pagesat elektronike. Në mbledhjen e sotme u vendos që të ulen komisionet për...

“Do jetojmë 150 vite”/ Putin dhe Xi harrojnë mikrofonët hapur, flasin për pavdekshmërinë

Reuters ka publikuar detajet e një bisede të pacensuruar midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, teksa ecnin krah...

Ish-fabrika e sallamit, e salcës../Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë... bashkë me disa ndërtesa në Elbasan... Qeveria ka nxjerrë...

Vetmia po vret të moshuarit, sociologët: Vdekjet, pasojë e emigracionit të të rinjve

Në Korçë u regjistrua rasti i dytë brenda pak ditësh, i vdekjes së një të moshuari të braktisur nga familja. Niko Kita, me të...

Lajme të tjera

Web TV