Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “po” propozimit të ri për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga i dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, sipas mediave izraelite të cituara nga Reuters.
Përveç kësaj, lajmi raportohet edhe nga faqja amerikane e internetit Axios, duke thënë se Netanyahu u tha familjeve të pengjeve të enjten se pranon planin e ri të armëpushimit të SHBA-së dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Ndërkohë organizata palestineze Hamas njoftoi më parë se kishte marrë propozimin e ri amerikan për armëpushim nga ndërmjetësit në negociata dhe aktualisht po e shqyrtonte me kujdes atë.
Më herët udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, i bëri thirrje kryeministrit izraelit që ta pranonte menjëherë propozimin e ri amerikan.
“Izraeli duhet ta pranojë publikisht dhe pa vonesë kornizën e paraqitur këtë mëngjes nga ndërmjetësi amerikan Steven Witkoff”, shkroi Lapid në një postim në platformën X.
Në fakt, ai i kujtoi Netanyahut se ka një “rrjet sigurie të plotë” nga opozita për të mbështetur miratimin e planit, edhe nëse ministrat Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich përpiqen ta bllokojnë atë.
Hamasi “i zhgënjyer” me kushtet e rishikuara, thotë Axios.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, Hamasi duket “i zhgënjyer” nga propozimi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-së , pasi ai nuk përfshin një garanci të qartë nga Uashingtoni se armëpushimi i përkohshëm që ai përshkruan do të çojë në një armëpushim të përhershëm, sipas asaj që një burim i njohur me negociatat i tha Axios.
Në mënyrë specifike, propozimi i Witkoff parashikon që të dyja palët do të vazhdojnë me negociatat mbi kushtet e një armëpushimi të përhershëm gjatë armëpushimit të përkohshëm 60-ditor. Megjithatë, propozimi nuk përcakton që, nëse bisedimet zgjasin përtej 60 ditëve, armëpushimi i përkohshëm do të zgjatet në përputhje me rrethanat, sipas burimit.
Hamasi nga ana e tij kërkon një propozim që do të siguronte këtë zgjatje, duke pasur parasysh se në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në janar, Izraeli refuzoi të negocionte kushtet e një armëpushimi të përhershëm dhe rifilloi armiqësitë në Gaza pasi skadoi armëpushimi i përkohshëm.
I njëjti burim vëren se zyrtarët e Hamasit ende nuk e kanë refuzuar zyrtarisht propozimin, pasi së fundmi draftin e propozimit. Megjithatë, ata kanë shprehur zhgënjimin për kushtet e propozimit amerikan./e.t