Në pritje të nisjes së seancës plenare, Ferdinand Xhaferri në një prononcim për mediat ka deklaruar se PD tashmë ka arritur fundin dhe zgjidhja do të vijë në vjeshtë ose maksimumi në pranverë.
Ai gjithsesi vuri në dyshim nëse zgjidhja vinte nga kreu i PD Sali Berisha.
“Opozita pësoi një humbje turpëruese. Keqardhje që flasim për vjedhje të zgjedhjeve por jo për zgjidhje si mund të dalim nga kjo situatë. I bashkohem Berishës në akuzat por a është Berisha zgjidhja?
PD do të ketë zgjidhje, por tani është fundi.