Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të dukshme në zonat zonat veriore dhe qendrore.
Parashikohet që deri vonë në mbrëmje vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku në zonat veriore, zonat Qëndrore dhe pjesërisht në Juglindje të territorit do të jenë në formë shtrëngate. Natën vonë pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë./kb