Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash.
Ai e cilësoi parlamentin si një “bodrum të mafias”, ndërsa u shpreh se kjo ishte “një seancë ndër më të turpshmet”.
Berisha: Kësaj i thonë kur parlamenti shndërrohet në bodrum të mafias. Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as të kushtetutës, as ligjet. Parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit, kjo ishte seancë ndër më të turpshmet. Pas një farse elektorale të paprecedentë, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet dhe argumentet e opozitës për atë që ndodhi në 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minuta. Ja ikën. Ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se këta, se ata janë të vërtetë, këta janë thjesht shërbëtorë të tyre. Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët është vendosmëria e opozitës për të mbrojtur kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë./kb