Nga Ylli Manjani
Tani, edhe kjo kërkesa e PD që i bën me tërsëllimë KQZ, “na jepni kopjet e procesverbaleve”, kur komisionerët e tyre kanë qenë prezent dhe i kanë marrë kopjet zyrtare në kohë reale, nuk rri në asnjë llogjikë.
Prandaj u është dhënë e drejta të kenë komisionerë e numërues në zgjedhje, pikërisht për të mos bërë kërkesa të tilla.
KQZ ka shumë të drejtë që s’ua jep përsëri ato kopje. I KANË MARRË dhe pikë.
Këto kërkesa maksimumi mund t’i bëjë partia e Lapajt, Shehajt e Qorit, që nuk kanë komisionerë, por jo partia e Berishës dhe e Ramës.
Debati nuk është thjesht a kanë të drejtë ligjore t’i kërkojnë apo jo, por a kanë fytyrë si fillim?!
Si ka mundësi që një parti e madhe që do të fitojë zgjedhjet nuk organizon dot punën me komisionerët e saj si fillim?!
Si mund të paraqitesh në fazën më të rëndësishme të ankesave me kaos organizativ të brendshëm?!
Pse patronazhistët ua morën edhe kopjet e procesverbaleve që i takojnë çdo komisioneri të caktuar nga PD?!
Si mund të besohet se kjo parti do zhbëjë skemat e komplikuara të manipulimit zgjedhor kur nuk organizon dot punën me njerëzit e saj për të mbledhur dokumentat zyrtare të votimit?!
Për çfarë treni bullgar flasin këta që kanë humbur biletat e udhëtimit?!
Këta praktikisht po delegjitimojnë çdo kërkesë të vetes që bëjnë në KQZ, sepse nuk kanë ruajtur dokumentat e votimit!!! Nuk ankohesh dot pa një referencë në një dokument dreqi e mori.
Absurde! As dritat nuk paguhen pa faturë.
Le që harrova se këta as dritat si paguajnë. Kanë pasë shpenzime të mëdha andej matanë me LaCivita e më the e të thashë…
Pfffff.
Kohë e humbur.
Po kot sesi lloca duke parë në youtube një pjesë të emisionit Now te Euronews./kb