Një pasagjer i dehur në një fluturim nga Spanja për në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi trazira kur sulmoi një stjuardesë dhe bërtiti se avioni do të rrëzohej, ndërsa refuzoi të zbatonte urdhrat e ekuipazhit.
Incidenti ndodhi të martën në mëngjes (27 prill), kur 49-vjeçari Paul Self, injoroi thirrjet e ekuipazhit, u ngrit për të shkuar në tualet dhe pak më pas goditi me grusht në fytyrë një stjuardesë, sipas dëshmive të pasagjerëve.
Dëshmitarët okularë përshkruan skena paniku, me fëmijë që qanin, pasagjerë që ulërinin dhe ekuipazhin që përpiqej më kot ta ndalte burrin.
“Ishte një tmerr absolut”, tha një pasagjer për The Sun.
“Një moment ai ishte i qetë, dhe tjetrin po godiste grushte.” “Ishte plotësisht jashtë kontrollit.”
Ndërsa avioni po ulej, burri filloi të bërtiste se avioni do të rrëzohej, duke shkaktuar edhe më shumë trazirë. Një anëtar i ekuipazhit u detyrua t’u bërtiste pasagjerëve: “Uluni të gjithë!” Tani!”, duke u përpjekur të qetësonte aituatën.
Pas uljes, oficerët e policisë hipën në avion dhe arrestuan 49-vjeçarin, i cili, sipas dëshmive, fillimisht ngriti duart dhe tha: “Më arrestoni”.
Edhe pse u përpoq të rezistonte, policia arriti ta prangoste, duke i dhënë fund një incidenti intensiv./e.t