Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një radiografi të thelluar të situatës aktuale politike në Shqipëri, duke u ndalur me tone kritike dhe ironike te qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe zhvillimet paszgjedhore. Sipas Ngjelës për Top News, lëvizjet politike të Berishës nuk janë thjesht manovra opozitare, por një strategji personale për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke e përdorur mandatin e deputetit si mburojë ndaj ndjekjes penale. Ai thekson se SPAK nuk ka dhënë asnjëherë pafajësi në procese të kësaj natyre dhe është vetëm çështje kohe para se Berisha të përballet me vendimin përfundimtar të drejtësisë, i cili, nëse do të jetë dënues, do ta nxjerrë automatikisht jashtë politikës, bazuar në kufizimet kushtetuese. Ngjela e quan sjelljen e opozitës një konflikt të brendshëm logjik, ku nga njëra anë deklarojnë se nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve, por nga ana tjetër hyjnë në parlament, një paradoks që, sipas tij, ka si qëllim të vetëm ruajtjen e imunitetit të Berishës. Në këtë kuadër, ai e sheh Partinë Demokratike të kapur peng nga lideri i saj historik, i cili, përmes një “ombrelle” politike, pengon çdo përpjekje për rinovim brenda forcës që dikur drejtonte qeverinë. Nga ana tjetër, Ngjela ndalet edhe te fitorja e Partisë Socialiste dhe forca e mandatit të saj të ri qeverisës, duke e konsideruar këtë si rezultat të dobësisë së opozitës, më shumë sesa një meritë të vetë mazhorancës. Ai thekson se mungesa e një kundërshtari të denjë e lë qeverinë pa kontroll efektiv dhe se kjo do të ndikojë negativisht në zhvillimin e vendit
-Avokat, nuk përjashtohet mundësia e hyrjes në grevë urie, të paktën nisur nga deklaratat e Berishës gjithmonë. E nga ana tjetër a mendoni se duke mos i njohur këto zgjedhje nuk do të pranojnë as mandatet në kohën që do të bëhet edhe betimi nga shtatori?
Konflikti i brendshëm logjik është ky: Që nuk i njohin zgjedhjet po shkojnë në parlament. 100% mos e diskuto. E para që bën Saliu? Nuk njeh zgjedhjet po shkon në parlament. Pse? Do strehën e parlamentit. Pse? Do që të jetë deputet. Pse? Që të ketë të gjithë mbrojtjen e një deputeti dhe karakterin, edhe karakterin e figurës tij në parlament. Ku as mos shkojë mendja që nuk hyjnë në parlament. Pastaj ka një gjë, në qoftë se, në qoftë se këta nuk hyjnë në parlament, hyjnë të tjerët. Ku e dinë këtë? Po e kanë një përvojë të 2019-s. Në rregull, hyjnë ata, mori vend. Pra çështja, shiko t’ju them njëherë: Koshienca e politikanit që nuk pranon humbjen është mesjetare. Politikani që e konsideron humbjen të barabartë me logjikën e fitores, sepse pranon zgjedhjet, është iluminim. Pse tani ta them unë nuk ikën Saliu? Pse ka dhënë diçka Saliu? Për këtë radhë është në proces penal. Dhe mendon që kështu do fitojë diçka. Unë them se e ka të vështirë. Po pyetja bëhet, po procesi penal? Se çështja ka shkuar në gjyq. Ju e dini. Po thjesht pritet të hidhet shorti, pritet vetëm data. Atje do shkojë. Se SPAK deri tani nuk ka dhënë pafajësi. Duke u nisur nga eksperienca deri tanishme, SPAK e ka shumë të vështirë të japë pafajësi si institucion. Dhe nuk e drejtojmë ne. Po e dënoj atje, nuk ka nevojë për asgjë. Nuk e lë Kushtetuta që të merret me politikë. Në qoftë se dënimi merr formën e prerë, ai nuk është më në politikë. Nuk e lë Kushtetuta që të merret me politikë.
-Dhe kush është një pasardhës i mundshëm i Berishës në krye të Partisë Demokratike?
Nuk e di se ajo del në kongres. Kanë fraksionet e tyre dhe kanë dhe jashtë njerëz të aftë. Por forca e Saliut është ombrellë që nuk i lejon të penetrojnë, nuk i lejon të hyjnë brenda. Është ombrellë edhe rrinë katër veta. Të tjerët janë jashtë. Tani çfarë do ndodhë? Nuk mund ta përcaktojmë qartë me logjikë se çfarë ndodh. Fakti që nuk është racional, nuk mund ta analizojmë dot të ardhmen. S’është racional. Ato që flet ai, kuptohet që janë avazet e nivelit popullor. S’kanë ato. Nuk është fakti, zonjë, në lojë. E qartë. Po më the”Më manipuluan.” Duhet të sjellësh faktin. Ja ku është manipulimi. Mori fund. Shiko sa se çfarë konflikti të brendshëm logjik kanë. Janë të gjithë numëruesit e Partisë Demokratike që kanë kontrolluar zgjedhjet dhe kanë numëruar edhe votat. Asnjë nga ata s’ka dalë që të thotë që janë të manipuluara. Kush e pa manipulimin kur s’e panë ata? Po të shkosh me idenë që tani që ata i ka blerë Rama. Edhe të gjithë ekipin tënd të monitorimit të zgjedhjeve dhe të kontrollit të zgjedhjeve dhe të numërimit. Po pretendon që t’i ka marrë Rama, duhet të ikësh se je i dobët. Si merr Rama, i emëron Rama? Si ka mundësi? I bleu Rama ta zëmë. Po pse s’bleve të Ramës? Po bleu Rama të tutë. Atë një lloj e keni, meqë qenka, qenka bërë deti kos këtu. Pra nuk fitohet kështu. Po Saliu për kë e ka këtë? Nuk e ka për opinionin publik. Nuk e ka mbrojtjen e tij në funksion të opinionit publik, e kanë në funksion të strukturës partiake. E ka për Partinë Demokratike. Ata ultrat, “Shpëtoi Saliu se po të iki Saliu, ikin dhe ata.” A e kuptoni se ku është? Ata mbesin kurrë. Po frika ekziston.
-Ndërkohë, avokat, nga ana tjetër, çfarë na pret në këto katër vite, në një mandat edhe më të fortë për socialistët me kryeministër Edi Ramën? 83 mandate, shumë pranë shumicës së cilësuar, pa pasur tashmë nevojën e Partisë Demokratike për të ndryshuar kode dhe miratuar ligje të rëndësishme.
Ja dha populli kështu. Unë isha këtu, e pashë, ia dha populli. Por ama diej rezultati. Rezultati doli i barabartë me sondazhet, që kishin bërë dhe të huajt.
-E meritoi Partia Socialiste këtë mandat të fortë?
Jo, po nuk është problemi “E meritoi.” se politika ka, ka rregulla. Merita jote, domethënë mund të jetë suksesi yt, edhe faji i kundërshtarit. Është faj i kundërshtarit që ka fituar ai. Nuk është merita e fituesit. Ja ka dhënë kundërshtari. Ti e ke parë sa mori kundërshtari? Do të jemi të saktë në analizë. Është kundërshtari i dobët. Nuk është ky i fortë. Mori fund. Ta zëmë për një moment që nuk hyri fare në zgjedhje. Po bëjmë pyetjen: I kujt është faji? I ati që nuk hzri zgjedhjet. Po fituesi? Fituesi e ka benefit… ka benefit të paaftësisë tënde. Mori fund. Këtu, këtu lufton i afti me të paaftin. Kush është i afti dhe kush është i paafti? Më thoni një, më thoni një strukturë ide të politikës brilante që dha Saliu në, në fushatën elektorale, ato që ka thënë gjithmonë, pllakë gramafoni. Politika është krijim.
-Çfarë patë tek kryesocialisti Rama?
Jo, edhe ai në përsëritje ishte. Po ishte fituesi. Mbrojti fitoren. Po e para kjo, dhe e dyta duhet të kemi parasysh një gjë, se të huajt që kanë analizuar më kanë thënë: Shqipëria është, opinioni publik shqiptar është e majtë. E djathta do të jetë shumë e aftë. Është e majtë në mënyrë objektive. Jo se e kanë blerë. Koncepti është i majtë. Nga ka ardhur, si ka ardhur, pse ka ardhur, ajo analizë e gjatë. Po flasim për faktin, shoqëria e majtë. E kanë analizuar ata, shoqëri e majtë. Ka shumë shoqëri të majta në botë. Të gjitha ishin vendet socialiste. Disa nga ata janë shoqëri të majta akoma. Po edhe ne jemi shoqëri e majtë. Por kjo, kjo në qoftë se ti e di që je shoqëri e majtë, duhet të kesh një lider gjigant. Do të çorientojë opinionin publik. Saliu nuk dha asgjë. Ik.
-Si do të qeverisë Rama në këto katër vite me këtë mandat edhe më të fortë? Shihni ju rreziqe në këtë fazë?
Rrezik nuk shoh, por nuk do ketë sukses pozitiv në funksion zhvillim. S’ka kundërshtar. Më kuptoni? Në qoftë se këtyre ju dilte një kundërshtar i fuqishëm, Rama dhe mund të tërhiqej. I bën ai se është pragmatist. Por ai e di që e mund Saliun. Ai do Saliun, ta dini. Mban Saliun. Ai nuk e mban si partner. Po ai thotë, “Sa të jetë Saliu kryetari i Partisë Demokratike, unë fitoj.” E mori fund loja. Se si e ndihmon, si e bën underground nga mënyrat e veta që ka politika, ju e dini. Po unë e di. Po që ai ka interesin që të jetë Saliu, nuk diskutohet. Në qoftë se Saliu jep dorëheqjen, 10 ditë nuk e gjeni në zyrë Ramën, minimum, sa të marrë veten nga goditja. Me këtë e ka të sigurtë./e.t