Helmimi i 17 fëmijëve nga vezët e kontaminuara, AKU kyç kopshtin e Gramshit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët në Kopshtin nr. 1 në Gramsh u infektuan me salmonelë nga veza e kontaminuar. Burime nga AKU bëjnë me dije se pas analizimit të kampionëve rezultoi që vesa e përdorur në kopsht ishte e kontaminuar me salmonelë, ndërsa rezultuan të pastra mishi dhe qumështi. Furnizimi i kopshtit bëhej nga kompania “Nelsa” shpk.

Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme.

ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

Aktualisht gjendja shëndetësore e 6 fëmijëve që kërkuan kujdes shëndetësor paraqitet e qëndrushm dhe ata ndodhen në shtëpi.

AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të Kopshtit nr.1 në Gramsh deri në rikthimin e të gjithë parametrave të sigurisë shëndetësore dhe dezinfektimeve të mëtejshme.

Tashmë është Prokuroria e Elbasanit e cila pas analizave do të nisë zbatimin e procedurave ligjore të parashikuara dhe hetimet e mëtejshme. Mësohet se kompania “Nelsa shpk” po hetohet për tregtimin e produkteve të kontaminuara të cilat paraqesin rrezikshmëri shëndetësore./E.T

Të fundit

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një...

Përfundoi në burg në Gjemani/ Akili i Portokallisë rrëfen vështirësitë: Vidhja bukë

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i...

Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet?

Ylli Pata Në zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali Berishës, po prodhohen fabula të ndryshme mbi raportet “ndërkombëtare” që sipas tyre kanë rrëzuar zgjedhjet...

Gjithçka gati për sfidën më të madhe të sezonit, formacionet zyrtare të finales PSG-Inter

Paris Saint-Germain dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të...

PD humbi zgjedhjet/ Tabaku: Na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra se si u organizuan. “Nuk...

Lajme të tjera

Web TV