Ish-deputeti Selami Jenisheri i ka dërguar një letër Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, që të zërë vendin e Sylvinhos si trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit.
Kjo kërkesë e ish-deputetit vjen pasi Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme në muajin tetor, ku në “Air Albania” do të presë Çekinë.
Jenisheri shkruan në letrën e tij, se me stërvitjen që ai ka përgatitur, Kombëtarja shqiptare e ka fitoren 100 % të sigurt.
Ai vijon më tej duke thënë se shumë futbollistë janë bërë milionerë falë stërvitjes së tij dhe se me metodat që ai ndjek, lojtarët do të fitojnë aftësi të jashtëzakonshme.
“Kam be nje studim qe i ben futbollistet e zakonshem ne nivelin ku te thirren ne ekip kombetar. Kjo lloj stervitje eshte eksperimentu me porosi te F.SH.F. me sukses, ku nga kjo stervitje futbollisti merr nivele shume te larta teknikisht e keshtu ato shiteshin, duke u bere milionera.
Meqe ndeshja Shqiperi – Ceki eshte me teper me rendesi une ju lutem Juve qe per ditet e grumbullimit per kete ndeshje une tu a ve ne dispozion futbollisteve te kombetares sone, mbasi drejtoria teknike F.SH.F. dhe trajneret e kombetares te shohin vete se eshte me e mira ne bote kjo e imja dhe kjo te beje te sigurte fitoren ne ndeshjen Shqiperi-Ceki.
Edhe kur kundershtari e din rregullin tim dhe ai (se nuk ka cfare i ben) do te jene teper lart ne saktesine e gjuajtjes me koke, do te jene super bombarduese e super te sakte ne pasime e gjujtje, do te jene mbrojtes te pakalueshem kur te mesojne rregullat e stervitjes sime, ku gjithshka eshte e re per literaturen boterore te futbollit. Uroj te besosh per sa me lart e te pranonit JU personalisht te me takonit gje qe ben 100% te sigurte fitoren ndaj Cekise dhe kualifikimin e Shqiperise”, ka shkruar mes të tjerash ish-deputeti. /e.t