Nuk ka më dyshime/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Trent Alexander-Arbold

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi ka zyrtarizuar nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë anglez i bashkohet Los Blancos pasi përfundoi kontratën e tij me Liverpoolin dhe nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare.

Los Blancos kanë njoftuar marrveshjen me Liverpoolin për lejimin e mbrojtësit të djathtë, t’i bashkohet ekipit të tyre nga data 1 qershor, duke qenë i gatshëm për të luajtur në Kupën e Botës për Klube.

“Real Madrid CF dhe Liverpool FC kanë arritur një marrëveshje që do ta mbajë Trent Alexander-Arnold në klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2031”.

“Alexander-Arnold do të luajë me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 14 qershori”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Ndryshe, 26-vjeçari anglez i bashkohet Real Madridit pasi fitoi nëntë tituj me Liverpool: 1 Ligë të Kampionëve, 1 Kupë Bote për Klube, 1 Superkupë të Evropës, 2 tituj të Premier League, 1 FA Cup, 2 Kupa të Ligës dhe 1 Superkupë të Anglisë.

Alexander-Arnold, i cili e ka kaluar të gjithë karrierën e tij futbollistike te Reds, ka qenë përfaqësues i Anglisë që nga viti 2018, me të cilën ka luajtur në dy Kupa Bote (2018 dhe 2022) dhe një Kampionat Evropian (2024)./ D.C

Të fundit

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve –...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Lajme të tjera

Web TV