Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”.

Thirrja e tij vjen për të hetuar korrupsionin, pasi shprehet se familjarët e pushtetarëve po përfitojnë në “subvencione, grante dhe në shitblerje të megavatëve”.

Për këtë arsye, sipas Abdixhikut, Kosovës i duhet një Strukturë e Posaçme Kundër Korrupsionit që të afërmit e pushtetarëve “ta provojnë fatin aty më pas”.

“Do ta bëjmë”, shkruan ai.

SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) është një institucion i pavarur brenda sistemit të drejtësisë në Shqipëri, i ngritur si pjesë e Reformës në Drejtësi, me synimin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit./kb

Të fundit

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë...

VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Dembele që shënoi golin...

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën...

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të...

Përballje e zakonshme mes dy “rivalëve”, formacionet zyrtare të Real Madrid-Dortmund

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen përsëri sonte në mbrëmje ora 22:00, pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit).w   Gjigantët...

Lajme të tjera

Web TV