“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të hapur të PD-së në Durrës, lëshoi deklarata të forta ku pretendoi se ka pasur kandidatë të opozitës që janë kërcënuar nga “bandat e Ramës në Shkozet”, siç tha ajo.

“Ky është një moment jo shumë i lehtë për demokratët, të cilët i falënderoj dhe i them se PD është forca që do të vazhdojë rrugën që duhet çuar në fund. Unë jam këtu për të marrë edhe përgjegjësi dhe për të kërkuar edhe falje sa më takon.

Beteja nuk ka përfunduar. Besoj se biem dakord se këto nuk ishin zgjedhje të lira. Unë kam qenë në një qark të vështirë, ku kam bërë fushat në kushte presioni nga bandat kriminale, ku unë personalisht i kam hasur dhe takuar çdo ditë të fushatës sime.

Ka pasur kandidatë të opozitës që janë kërcënuar për të mos hyrë fare në zonën e Shkozetit. Ndoshta kam qenë ndër të paktet kandidate që kam bërë fushatë në Shkozet. Të bësh fushatë me bandat që kontrollojnë portin e Durrësit, me bandat që kontrollojnë të gjithë pushtetin në Durrës, që vendosin drejtorët… dhe unë këtë s’po e them sot. Unë kam qenë para SPAK dhe kam denoncuar me emër dhe me mbiemër”, tha Kuçana. m.p.

Të fundit

Një valë e re e Covid-19 po përhapet në Europë! A rrezikon Shqipëria?

Një variant i ri i “Sars Cov 2”, nën-variant i “Omicorn”, po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi dhe...

Kanadezët i thanë jo Trumpit, atëherë pse Mark Carney po shtyn një ligj kufitar?

Nëse do të miratohet, do të shohim ndërtimin e një shteti survejimi që në disa aspekte do të jetë më i keq se ai...

Zyrtare: Real Madrid gjen Messin e ri për 60 milionë euro

Real Madrid ka bërë një goditje të madhe në merkato. "Galaktikët" kanë zyrtarizuar firmën me Franco Mastantuono, fantazistin 17-vjeçar që luante me River Plate...

Irani nën sulmin e Izraelit, konflikti që pritej u bë realitet

Nga Leonard Veizi Një stuhi që ziente prej vitesh, që nga revolucioni i 1979-ës, shpërtheu mëngjesin e 13 qershorit 2025, kur Izraeli lëshoi breshërinë e...

“Mora më pak vota sesa letrat që u dërgova shokëve nga qelia”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur nga qelia se ka qenë ai që ka kërkuar rinumërimin e votave në Bashkinë e...

Lajme të tjera

Web TV