Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, i mituri është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.
Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se të dy personat janë kolegë pune, pasi punonin në piceri, ndërsa ka dyshime se ka qenë aksidentale. I mituri e ka plagën në qafë, por nuk i rrezikon jetën.
Paraprakisht dyshohet për armë artizanale dhe jo armë zjarri e mirëfilltë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.
Tiranë/Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit’, njoftoi policia. m.p.