Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e incidentit. Ndërkohë, pritet mbërritja e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e trafikut në zonë.
Më shumë detaje priten në vijim.