2.5 mld lekë për të transformuar Bllokun/ Hapet tenderi për ta kthyer në zonë këmbësorësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërhyrja e paralajmëruar për të kthyer zonën e ish-Bllokut me prioritet për këmbësorët duket se do të zërë vend së shpejti.

Këtë të hënë Bashkia e Tiranës çeli procedurën me objekt kontrate “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” -“Brigada VIII”(në kuadër të WALK 21)” që synon pikërisht atë që pak muaj më parë njoftoi kreu i qeverisë Edi Rama.

Fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë procedurë është 246 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në raportin teknik të procedurës jepen edhe detajet lidhur me ndërhyrjet në disa rrugë që përfshin Ish-Blloku .

“Blloku aksesohet nga rruga kryesore “Ismail Qemali”, e cila lidhet me Bulevardin kryesor të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, në anën lindore. Në anën veriore, lidhja bëhet me 4 Bulevardin “Bajram Curri” përmes rrugëve “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha” dhe “Sami Frashëri”, si dhe me rrugët dytësore, paralel me rrugën “Ismail Qemali”, të cilat janë: rruga “Brigada e VIII”, “Pjetër Bogdani” dhe “Nikolla Tupe”.

Rrugët për ndërhyrje janë: Rruga “Ismail Qemali”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII”, “Vaso Pasha” dhe “Sami Frashëri” vetëm në pikat e kryqëzimeve që lidhen me rrugët e lartpërmendura” thuhet në raport.

2.5 miliardë lekë për të transformuar Bllokun, hapet tenderi

Walk 21’_Rikualifikimi i Rrugëve të Bllokut

Projekti për rikualifikimin e rrugëve të Bllokut synon të arrijë po këto cilësi të lartpërmendura, të cilat do të shërbejnë për qytetarët e Tiranës duke ndryshuar në mënyrë efektive hierarkinë tradicionale të përparësisë së automjeteve, duke i dhënë përparësi këmbësorëve.

Kjo do të arrihet duke ndjekur karakteristikat kryesore të dizajnit që kontribuojnë në krijimin e “rrugëve” dhe hapësirave të përbashkëta për jetesë:

  • Materialet dhe trajtimi i sipërfaqeve do të përcaktojnë prioritetin për këmbësorët dhe biçiklistët,
  • Ngushtimi i lokalizuar i rrugëve dhe zvogëlimi i gjerësive do të sigurojnë kufizimin e parkimit të pakontrolluar,
  • Trotuaret në të dyja anët e rrugës, me mbjellje dhe pemë rruge të rregullta,
  • Kryqëzimet me nivel të ngritur do të mbështesin një ambient me shpejtësi të ulët për automjetet,
  • Rrugët do të jenë multifunksionale.
Lexo edhe :  Vrau me thikë vajzën e tij dhe të dashurin e gruas, prokuroria: Dënim të përjetshëm!

Duke u bazuar në këto cilësi, ndërhyrjet në çdo rrugë janë:

  • Ngushtimi i rrugës për automjete në 3.25 m,
  • Eliminimi i parkimeve anësore,
  • Zgjerimi i trotuareve, Propozimi i korsive për biçikleta,
  • Propozimi i elementeve urbane që do t’i shërbejnë këmbësorëve.

Rruga “Ismail Qemali”

Në rrugën “Ismail Qemali”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë lejohet parkimi anësor, pasi kjo rrugë është aksi kryesor që lidhet me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka mjaftueshëm gjerësi dhe kjo mundëson parkimin anësor.

Ndërsa në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe propozohet korsi biçikletash, e cila do të krijojë lidhje me korsitë ekzistuese për biçikleta në Bllok, që janë në rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”, raporton Monitor.al.

Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me pigment të kuq dhe me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar, përveç korsisë së biçikletave, që do të jetë vetëm asfalt me pigment të kuq, pasi gurët mund të jenë të rëshkitshëm për biçikletat. Trotuaret zgjerohen vetëm nga 20 cm në çdo anë për të lejuar rritjen e rrenjëve të pemëve ekzistuese, të cilat aktualisht janë direkt ngjitur me bordurat e betonit.

2.5 miliardë lekë për të transformuar Bllokun, hapet tenderi

Rruga “Brigada VIII”, “Pjeter Bogdani”, & “Vaso Pasha”

Në rrugët dytësore, si: rruga “Brigada VIII”, “Pjetër Bogdani”, dhe “Vaso Pasha”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë të rrugës propozohen disa xhepa për parkim të përkohshëm. Ndërsa, në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe lejohet zgjerimi i trotuareve në të dyja anët.

Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar. Trotuare zgjerohen nga 130 cm (minimum i gjendjes ekzistuese) në 350 cm (maksimumi në propozimin e ri).

Të fundit

Berisha, drejton akoma nga ballkoni

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Sali Berisha të mos dilte në mexhilis, të jepteintervista dhe drejtonte fizikisht  fushatën  elektorale , do...

“Nevojë për thellimin e reformave”/ Parlamenti Evropian miraton raportin për vendin tonë

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, së bashku me përputhjen e plotë me...

Do të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe kontrolluar bisedat, duke shmangur...

NATO planifikon rritje me 30% të shpenzimeve të mbrojtjes, ja cili është shkaku

Ky vendim vjen paso NATO planifikon të zgjerojë ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen kundër kërcënimit të vazhdueshëm nga...

Policia nis ‘aksionin’ për vendosjen e paligjshme të pajisjeve të plazhit

Në terren kanë ndërhyrë strukturat e Policisë Bashkiake, inspektorët e mbrojtjes së territorit dhe shërbimet vendore, me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Zona e...

Lajme të tjera

Web TV