Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zgjedhur presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me një shumicë dërrmuese votash, të hënën në Nju Jork.

Përmes një votimi të fshehtë, të mbajtur në këtë institucion – më të madhin të Kombeve të Bashkuara – Baerbock, 44-vjeçare, ka siguruar 167 vota, 14 anëtarë kanë abstenuar, ndërsa shtatë të tjerë kanë votuar për kandidaten tjetër.

Zgjedhja e saj në seancën plenare para 193 vendeve anëtare të OKB-së është konsideruar formalitet, mirëpo votimi sekret është mbajtur, siç është raportuar, me kërkesë të Rusisë.

Në fjalimin e saj, Baerbock ka thënë se dëshiron të udhëheqë këtë institucion si “ndërmjetëse e sinqertë dhe unifikuese”.

“Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për secilin”, ka thënë ajo.

Duke iu referuar krizave të shumta në botë, ajo ka thënë se “po jetojmë në kohë sfiduese, dhe jemi duke ecur në një litar të tendosur të pasigurisë”.

“Por, ne kemi jetuar edhe më parë nëpër kësi periudha të vështira. Na përket neve që të merremi me këto sfida”.

Baerbock pritet të inaugurohet më 9 shtator, pak para nisjes së seancës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kjo pozitë njëvjeçare është kryesisht ceremoniale, dhe nuk duhet të ngatërrohet me rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Guterres ka shprehur mbështetje të plotë për Baerbockun, duke përmendur përvojën e saj si ministre e Jashtme e Gjermanisë.

“Le të mos harrojmë rëndësinë historike që ajo është vetëm gruaja e pestë që zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme”, ka thënë mes tjerash Guterres./REL

Të fundit

Çfarë thotë porosia jote e ushqimit në një takim për ty?

E vërteta është se s’ka nevojë për psikolog – mjafton të shohim çfarë porosit dikush në takimin e parë,...

‘Pakoja ka mbërritur në magazinë…’/ Kujdes, mesazhet mashtruese online vjedhin të dhënat

Mesazhet mashtruese online janë bërë një kërcënim real për të dhënat tuaja nëse zbatoni udhëzimet të cilat janë të afishuara. Së fundmi, një mesazh...

Berisha, drejton akoma nga ballkoni

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Sali Berisha të mos dilte në mexhilis, të jepteintervista dhe drejtonte fizikisht  fushatën  elektorale , do të thosha se ai, e...

“Nevojë për thellimin e reformave”/ Parlamenti Evropian miraton raportin për vendin tonë

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, së bashku me përputhjen e plotë me...

Do të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe kontrolluar bisedat, duke shmangur...

Lajme të tjera

Web TV