Çmimet e pronave do të rriten sërish përgjatë dy viteve të ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të pyetur në nëntor nga Banka e Shqipërisë, agjentët imobiliarë janë shprehur se presin rritje të çmimeve të pasurive të patundshme në vend, përgjatë dy viteve të ardhshme.

Sipas vrojtimit të Bankës Qendrore, çmimet e pronave në vend në vitin 2024 u rritën me 44.5%, ndërsa numri më i lartë i shitjeve të realizuara në periudhën korrik-dhjetor, ishte për prona në zonat më të preferuara të qytetit.

Ndërkohë, në Tiranë, aty ku shtrenjtimi ishte më i fortë, me 56% në terma vjetorë: agjentët veçojnë si fenomen numrin e lartë të shitjeve në zonat periferike të kryeqytetit, çka ka sjellë edhe shtrenjtim të çmimeve përtej qendrës.

Nga të dhënat e grumbulluara, vihet re 72% e agjentëve në gjashtëmujorin e dytë të vitit kanë realizuar shitje pronash me çmim deri në 20% më të ulët se çmimi fillestar, pra prona është shitur më lirë.

Sipas agjentëve, rreth gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare, që në pjesën dërrmuese të rasteve, ka mbuluar deri në 60% të vlerës./E.T

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV