Deputetja e PD porosit Berishën/ Ka ardhur koha t’i bësh një të mirë të fundit PD-së!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PD, Flutura Açka, foli për zgjedhjet e 11 majit dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm. Ajo u shpreh se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen.

Açka shtoi se nuk e priste një dorëheqje të Berishës, por nënvizoi se ardhja e tij në krye të partisë ka qenë në kundërshtim me Statutin e PD.

“Kemi ardhur rrotull dhe jemi po në të njëjtën pikë. Lidershipi ka një lloj përgjegjësie. Nuk është kënaqësi të të dalin ato që ti mendon, por duke futur në lojë logjikun dhe duke parë peizazhin e gjerë, kam dalë në ato konkluzione.

 

 

Ka njerëz që kanë dashur të jenë politikisht korrektë me lidershipin dhe nuk i kanë thënë. Për mua mënyra se si erdhi në pushtet lidershipi i PD ishte në shkelje të Statutit dhe na solli këtu ku jemi. Duhet të kishim një shenjë që PD ka nisur të reflektojë. Kërkuam qeveri teknike dhe nuk e arritëm, kemi 3 vite që themi revolucion të cilin nuk e kemi bërë.

E vetmja gjë që arritëm ishte t’i jepnim edhe një mandat Ramës. Ka nevojë për një reflektim të të gjitha strukturave. Po e fusin PD në një kurth politik që do të na dëmtojë në vijim. Dorëheqjen e Berishës nuk është se e prisja. Ka ardhur koha që të kuptojë që ka ardhur një moment historik për PD dhe të respektohet Statuti. Berisha të bëjë një të mirë të fundit PD-së, që ta çojë në reformim”, tha ajo./E.T

Të fundit

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi,...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV