I la në “arrest shtëpie” familjaren e mitur, kanoset në zyrë Prokurorja e Sarandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë është kërcënuar ditën e sotme në zyrën e saj. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite ndërsa identiteti i prokurores nuk është bërë me dije për mediat.

Sipas asaj që raportohet, dy shtetase janë paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme të Sarandës, të cilët kanë kërkuar takim me prokuroren. Të dyshuarat janë të afërmet e një të miture, ndaj të cilës prokurorja në fjalë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një vepër penale.

Të dyshuarat kanë kanosur dhe fyer prokuroren në zyrën e saj pasi nuk ka qenë dakord për këtë masë sigurie. Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar Policia e Sarandës, ndërsa është bërë dhe shoqërimi për në komisariat i të dyshuarave, nga të cilët janë marrë dhe dëshmitë.

Dy shtetases po hetohen për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, ndërsa si provë kryesore do të shërbejnë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të institucionit të sekuestruara nga autoritetet. m.p.

Të fundit

6 fakte të çuditshme që tregojnë pse dhe si tërhiqemi nga njerëz të caktuar

Dashuria dhe tërheqja janë një labirint më vete - edhe shkenca po përpiqet ende të gjejë daljen. Por ajo...

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender 25” në zonën stërvitore të Bizës. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka ndarë në rrjetet sociale foto nga...

11 maji, Nard Ndoka: Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, nuk pati frymë

Ish deputeti Nard Ndoka thotë se opozita nuk krijoi frymë me koalicionin PD-ASHM, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Ndoka...

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë sot në fshatin e tij...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

Lajme të tjera

Web TV