PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet në KQZ: Të hapen të gjitha kutitë e votimit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia e Lirisë përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi ka depozituar një kërkesë në KQZ dhe kërkon hapjen e të gjitha kutive të votimit për Kavajën. Ankesa vjen tre javë pas zgjedhjeve të 11 Majit dhe qëllimi mbetet i paqartë, pavarësisht deklarimeve.

Numri dy i Partisë së Lirisë kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të hapen të gjitha kutitë e njësive administrative që përbëjnë zonën zgjedhore Kavajë dhe të rinumërohen të gjitha fletët e votimit.

“Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, thuhet në kërkesën e PL drejtuar KQZ-së.

Kavaja është e vetmja bashki e qarkut të Tiranës e cila u fitua nga Partia Demokratike, duke mbetur një bastion i së djathtës, ndërkohë që katër bashkitë e tjera i mori Partia Socialiste.

Është e paqartë se përse Partia e Lirisë kërkon rinumërim të të gjitha kutive, në një kohë që këtë nuk po e bën partia humbëse, ajo socialiste, si dhe kur vetë është në koalicion me partinë që ei ka fituar zgjedhjet e 11 Majit në bashkinë qendër të së djathtës./e.t

Krisje brenda koalicionit?! PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet

Të fundit

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që...

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise, si të shkundura nga një...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i...

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Lajme të tjera

Web TV