70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin të hapura në periudhën 14 prill-30 maj dhe interesi më i lartë është shfaqur tek mbështetja me naftë falas. Sipas rajoneve, numri më i lartë i aplikimeve regjistrohet në qarqet, ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar; Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.
Skemat e subvencioneve këtë vit do të jepen me pagesa direkte, në blegtori, bletari, fara-fidanë, bimë mjekësore, ferma organike dhe naftë. Por, cilat janë procedurat deri në kalimin e fondeve? Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural do të nisë procesin e verefikimit dhe plotësimin e dosjeve për secilin aplikant. Një pjesë e mirë e dokumentacionit gjenerohet direkt nga e-albania, ndërsa pjesa tjetër duhet të dorëzohet nga fermerët.