Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në piceri, arrestohet i dyshuari: Armën e hodha te…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në piceri të kamerierit 15-vjeçar me një armë të dyshuar si pistoletë-stilolaps (artizanale).

Policia e Tiranës bën me dije se ka prangosur të dyshuarin Aldo Neziri. Ndërkohë që ende në kërkim është administratori i subjektit, Leonardo Mejdani.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, informon se i dyshuari Neziri është arrestuar në Tiranë. Gjatë marrjes paraprake në pyetje mësohet se ai mban qëndriminn se krimi ka ndodhur aksidentalisht, kurse për armën ka thënë se “e ka hedhur në një kosh në ‘Don Bosko’”. Arma e krimit nuk është gjendur ende nga ana e policisë.

Tre nga të dyshuarit e ngjarjes u arrestuan dje, pasi akuzohen se e fshehën atë, hoqën edhe DVR-të për pamjet nga kamerat e sigurisë, që mund të shërbenin si provë dhe të zbardhnin krimin që dyshohet se ka qenë aksidental.

Dy persona u shpallën në kërkim pas ngjarjes dhe 3 të tjerë u arrestuan, pas plagosjes së 15-vjeçarit kamerier në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet ditën e diel (1 qershor).

Autori dhe administratori i biznesit nuk u gjetën pas krimit, ndërsa me 3 punonjësit prishën vendngjarjen dhe fshehën DVR-në e pamjeve të kamerave të sigurisë. Policia dyshon për ngjarje aksidentale, por nuk e përjashton mundësinë e një konflikti për çështje lekësh.

I mituri, i cili kishte nisur punë vetëm 2 javë më parë në picerinë e kushëririt të tij, në zonën e “Ali Demit”, nuk ishte i deklaruar.

Kamerieri ndodhej ulur në një tavolinë me kushëririn administrator Leonardo Mejdani dhe kolegun, shpërndarës picash, 21-vjeçarin Aldi Neziri, i dyshuar për krimin.

Për motive të paqarta ende, punonjësi nxori një armë zjarri të modifikuar në formë stilolapsi dhe goditi me plumb në qafë të miturin, i cili u transportua në Spitalin e Traumës. Askush nuk njoftoi policinë, por u kujdesën të fshehin gjurmët e asaj çfarë kishte ndodhur.

Lexo edhe :  Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Tre punonjës të tjerë të picerisë “Fantazia”, tashmë të arrestuar; Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, bashkë me administratorin e shpallur në kërkim, akuzohen se fshinë gjurmët e gjakut dhe hoqën DVR-në e pamjeve të kamerave të sigurisë të picerisë. hetimet po i vijon aktualisht Prokuroria e Tiranës, për të zbardhur plotësisht dinamikën e krimit dhe shkaqet. m.p.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV