Drejtori i Policisë së Shtetit, konferencë rajonale të INTERPOL-it në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it po zhvillohet në Athinë.

Gjithashtu, Konferenca e këtij viti përqendrohet dhe në kërcënimet moderne, në zhvillim e sipër, të sigurisë, “anën e errët” të inteligjencës artificiale, si dhe në identifikimin dhe rikuperimin e aseteve të nxjerra nga aktivitetet kriminale, përmes programit pilot të INTERPOL-it, “Silver Notice”.

Konferenca drejtohet nga Zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher, dhe pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të krimit, siç janë trafikimi i drogës dhe armëve, abuzimi seksual me të mitur, si dhe ndërlidhja midis krimit të organizuar dhe terrorizmit, me qëllim gjetjen e formave të reja për t’i parandaluar dhe luftuar këto fenomene.

Policia shqiptare përfaqësohet në këtë konferencë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pellumb Seferi.

Drejtor Proda, pas konferencës, do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të lartë të INTERPOL-it dhe homologë të tij.

Konferenca treditore, e cila vijon punimet, bashkon më shumë se 150 përfaqësues të lartë të autoriteteve policore nga Evropa dhe nga e gjithë bota, me qëllim adresimin e sfidave më të rëndësishme për policimin evropian dhe ndikimin e krimit ndërkombëtar në rajon./kb

Të fundit

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Lajme të tjera

Web TV