Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit të votave. KAS ka vendosur të rinumërojë votat në dy qarqet më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Fier, një zhvillim që e shndërron pas-zgjedhoren në arenë të re politike. Çfarë fshihet pas këtij vendimi? A po luhet ndonjë lojë, apo ndryshimi i ligjit për kompetencat e anëtarëve të KAS-it sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR ka sjellë një precedent pozitiv në zgjedhjet shqiptare? Kush fiton realisht?

Rama, dënimi simbolik për “zbythjen” e disave

Një interpretim i fortë politik lidhet me një strategji të mundshme të Edi Ramës për të “disiplinuar” elementë brenda Partisë Socialiste që mund të kenë abuzuar me sistemin e votës preferenciale. Në PS qarkullojnë prej kohësh zëra për grupe lokale që manipulojnë preferencat për të kaluar kandidatë të caktuar, me mbështetje që nuk vjen domosdoshmërisht nga selia qendrore.

Rinumërimi mund të shërbejë si një instrument për të ekspozuar këto manovra dhe për t’u dhënë një “leksion” atyre që kanë vepruar jashtë rregullave. Në thelb, Rama nuk ka frikë se do të humbasë mandatin politik, sepse ka 83 mandate, por kërkon të tregojë se nuk i toleron lojërat që nuk sjellin asgjë të mirë për partinë.

Berisha, loja me kohën dhe harresën

Nga ana tjetër, Sali Berisha duket se ka gjetur në këtë proces një oksigjen politik. Pavarësisht kontestimeve për legjitimitetin e drejtimit të tij, Berisha vazhdon të luajë në mënyrë inteligjente me kohën. Rinumërimi i zgjatur i votave (mund të shkojë deri në fund të korrikut apo edhe më shumë) i jep atij një justifikim për të mos njohur rezultatin dhe për të mbajtur të ndezur narrativën e zgjedhjeve të manipuluara.

Në këtë mënyrë, ai zgjat jetën politike të “betejës” së tij, në një stinë vere ku publiku gradualisht largohet nga zhvillimet politike dhe u dorëzohet pushimeve. Në shtator, kreu i PD (më saktë, pengmarrësi) mund të dalë sërish në skenë si “i vetmi që nuk u tërhoq”. Një strategji e vjetër, por ende efektive në një vend me kujtesë të shkurtër politike.

Në të dyja rastet, duket se qëllimi nuk është ndryshimi real i rezultatit të zgjedhjeve, por ndërtimi i një narrative. Për Ramën, rinumërimi është një tregues force dhe kontrolli mbi strukturat. Për Berishën, një strategji vonese dhe rezistence. Të dy po e përdorin procesin e rinumërimit si mjet për të menaxhuar krizën brenda vetes: njëri për të shuar “flakët e kashtës” në parti, tjetri për të ruajtur statusin si lider i opozitës. m.p.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV