U rrëzua dhe mori dëmtime në kokë, Policia e Himarës i vjen në ndihmë turistes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë, në zonën e plazhit të Filikurit.

Sot, rreth orës 16:00, Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë se një shtetase e huaj kishte pësuar një incident në zonën e plazhit të Filikurit.

Menjëherë, shërbimet e policisë u nisën drejt vendit të raportuar dhe konstatuan se shtetasja spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë. Punonjësit e Policisë, së bashku me disa pushues të pranishëm në zonë, bënë të mundur nxjerrjen e saj prej vendit ku ishte bllokuar dhe më pas shoqërimin e saj me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Himarës falënderon pushuesit që u solidarizuan me rastin dhe ofruan ndihmën e tyre, si dhe mbetet e angazhuar për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent, për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari dhe vizitori. m.p.

Të fundit

Horoskopi ditor, 11 Qershor 2025

Dashi Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar...

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për shkak të kërcënimeve terroriste, krimit...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

Lajme të tjera

Web TV