Një politikan opozitar rus, i cili e përshkroi luftën në Ukrainë si një lojë “shahu të përgjakshëm”, është vendosur në arrest shtëpiak për dy muaj.
Një gjykatë në qytetin rus të Pskov njoftoi vendimin për të ndaluar Lev Shlosberg sot, pas një kërkese nga prokurorët e shtetit.
Shlosberg do të përballet edhe me kufizime të tjera të paspecifikuara, tha gjykata.
Partia liberale Yabloko, anëtar i lartë i së cilës është Shlosberg, tha se arrestimi i tij lidhej me kritikat që bëri në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ai u arrestua dje dhe u akuzua për diskreditim të ushtrisë ruse pasi e përshkroi luftën në Ukrainë si një lojë “shahu të përgjakshëm”, sipas partisë së tij.
61-vjeçari e bëri komentin në një debat video në janar, në të cilin ai kërkoi përfundimin e luftës.
Partia e tij tha se Shlosberg i mohon akuzat kundër tij.
Shlosberg, një nga politikanët relativisht të paktë të opozitës që kanë mbetur në Rusi, përballet me deri në pesë vjet burg nëse dënohet./e.t