Ernest Muçi shton zërat për largim: “Nuk rri aty ku nuk më duan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Beshiktashi. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së fundmi prapaskenat me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

“Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan”, kjo raportohet nga Turqia t’u jetë thënë drejtuesve të Beshiktashit përmes agjentit të Muçit. Vetë klubi turk kërkon të arkëtojë rreth 12 milionë euro prej shitjes së tij.

24-vjeçari është pjesë e Beshiktashit nga shkurti i vitit të kaluar. Turqit paguan 10 milionë euro për ta transferuar nga Legia.

Dhe pse nuk është konsideruar për një pjesë të ndeshjeve si titullar, Muçi ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të asistojë katër të tjerë. Fanellën e Beshiktashit ndërkohë e ka mbajtur veshur 55 herë./ D.C

Të fundit

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen...

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Mediat e huaja raportojnë se...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV