ISHP: Kjo stinë sjell çrregullime të organizmit, çfarë të kemi kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, ndërsa Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini bën thirrje për kujdes të shtuar për shëndetin. Në një video të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, Tomini thotë se kjo stinë sjellë çrregullimi të ndryshme të organizmit, teksa jep këshilla të vlefshme sesi të ruhemi në këto ditë të nxehta.

Ajo thekson shmangien e daljes në orët e pikut, nga ora 11:00 deri në orën 18:00, veçanërisht për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit. Po ashtu, Tomini thekson se personat të cilët vuajnë nga sëmundje kronike duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin këshillat e mjekut.

Është shumë e rëndësishme të kujdesemi për të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna. Të eliminojnë daljet në orët e pikut, nga ora 11:00 deri në orën 18:00. Të sëmurët kronikë duhet të ndjekin rekomandimet e mjekut të familjes dhe specialistit”, tha Tomini.

Drejtoresha e ISHP-së shton se është e domosdoshme që të konsumojmë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të kemi kujdes me ushqimin që konsumojmë.

Të vishemi me veshje me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe më lehtë. Të pimë ujë, edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje. Duhet të kemi kujdes ndaj konsumimit të ushqimeve. Higjiena gjatë përdorimit të ushqimeve është shumë e rëndësishme në këtë stinë. Kjo stinë sjellë edhe çrregullime të ndryshme të organizmit, prandaj duhet të kemi kujdes për veten dhe të përkujdesemi për njëri-tjetrin, duke shijuar verën”, shprehet Tomini./kb

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV