Mësohet data e fillimit të sezonit 2025-26 në Serie A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lega Serie A ka zyrtarizuar datat dhe formatin e sezonit të ardhshëm 2025-2026, duke konfirmuar se kampionati italian do të fillojë më 24 gusht 2025 dhe do të mbyllet më 24 maj 2026. Njoftimi u bë publik dhe përfshin një sërë rregullimesh që lidhen me kalendarin, pauzat ndërkombëtare dhe menaxhimin e ndeshjeve të skuadrave që ndajnë një stadium.

Kampionati do të ndërpritet vetëm gjatë katër dritareve zyrtare të FIFA-s, në muajt: shtator, tetor, nëntor dhe mars, ndërsa, ashtu si vitet e fundit, nuk do të ketë pushim dimëror. Ndeshje janë planifikuar për datat 21 dhe 28 dhjetor 2025, si dhe 3 dhe 6 janar 2026, duke ruajtur intensitetin e garës edhe gjatë festave.

Në total do të zhvillohen 38 javë, ku dy prej tyre, java e 9-të dhe e 19-të janë caktuar për në mesjavë. Për të shmangur probleme logjistike dhe të sigurisë, Lega ka vendosur që skuadrat rivale që ndajnë të njëjtin qytet apo stadium, si: Inter–Milan, Roma–Lazio, Juventus–Torino dhe Fiorentina–Pisa, të alternojnë ndeshjet si pritëse dhe udhëtuese në çdo javë loje.

Është planifikuar se do të ketë përjashtime, veçanërisht për Interin dhe Milanin në fillim të shkurtit 2026, kur stadiumi “San Siro” do të jetë i padisponueshëm për shkak të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, të planifikuar për 6 shkurt 2026./e.t

Të fundit

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për...

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

Temperaturart e larta në këto ditë vere sjellin nevojën për shtim të kujdesit ndaj vetes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë...

Çfarë mungon në verën ideale për fëmijët? Hapësirat publike bujare

Të bëhesh prind të bën të shohësh qytetet ndryshe. Meritojmë më shumë sesa parqe të mbyllura dhe pishina për fëmijë me dry Rhiannon Lucy Cosslett Nuk...

Lajme të tjera

Web TV