Media britanike ‘Mirror’: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma “Airbnb” e ka konsideruar qytetin bregdetar shqiptar të ngjashëm me Ibizën – duke ofruar plazhe mahnitëse dhe të pastra dhe një jetë nate të gjallë, por me një kosto shumë më të ulët, shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. Në një raport “Airbnb” detajon destinacionet më trendi të udhëtimeve në Britaninë e Madhe për verën e vitit 2025.

Duke ofruar bare plazhi dhe një jetë të gjallë nate – Durrësi është destinacioni ideal për turistët që kërkojnë një përvojë të ngjashme me Ibizën, por me një buxhet të kufizuar.

“Britanikët po kërkojnë gjithnjë e më shumë ambiente të gjalla dhe argëtuese që ofrojnë të njëjtën bukuri bohemiane dhe një jetë nate plot gjallëri si Ibiza por pa çmimet e larta”, sipas “Airbnb”.

“Shqipëria është një perlë. Kërkimet (searchings) për qytetin e vendosur në bregdetin e Adriatikut po rriten për momentin, ndërsa britanikët kërkojnë të eksplorojnë destinacione të lira pushimesh”, tha platforma.

Por, Durrësi është më shumë sesa një destinacion i ngjashëm me Ibizën, ai ka një histori të pasur për t’u zbuluar. Durrësi është një nga qytetet portuale më të vjetra dhe më të rëndësishme në Ballkan, me një histori që daton gati 3,000 vjet më parë.

Historia e tij mbresëlënëse i ka dhënë Durrësit titullin “Qytet i Përjetshëm” në Detin Adriatik. Një nga atraksionet më të mëdha në Durrës janë padyshim plazhet e tij me rërë.

Durrësi është shtëpia e disa prej plazheve më mahnitëse të Shqipërisë, të përshtatshme si për adhuruesit e sporteve ujore ashtu edhe për turistët që kërkojnë plazhe të qeta.

Plazhi më i njohur në qytet është plazhi me të njëjtin emër: Plazhi i Durrësit. Vija bregdetare është krahasuar me Rivierën Franceze me ujëra të cekëta dhe rërë të butë.

Lexo edhe :  Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Në zonat ngjitur me portin fshihen disa shkëmbinj, kështu që mund të merrni me vete këpucë uji. Vizitorët që kërkojnë aventura mund të marrin me qira një motor uji ose të provojnë të hidhen me parashutë, në plazhin e Durrësit.

Gjithashtu, ofrohen aktivitete si volejbolli dhe seanca joge, të organizuara nga klubet më të mëdha të plazhit.

Mos humbisni një tjetër perlë lokale: Plazhi i Golemit.

I vendosur 20 kilometra në jug të qendrës së qytetit të Durrësit, plazhi i Golemit me rreth 3,5 kilometra rërë të butë dhe të artë dhe ujëra bruz ia vlen të vizitohet.

Ka shumë plazhe të tjera si perla të fshehura ashtu edhe vende turistike që janë mjaft të lehta për t’u arritur nga qendra e qytetit.

Plazhet pranë Durrësit:

Plazhi i Spillesë

Plazhi i Porto Romanos

Plazhi i Kallmit

Kepi i Rodonit

Shkëmbi i Kavajës

Plazhi i Currilave

Nëse jeni duke kërkuar një eksperiencë më kulturore, eksploroni galeritë, teatrot dhe muzetë e shumta në Durrës. Një nga më të frekuentuarit është Muzeu Arkeologjik ku ekspozohen objekte që përfshijnë periudha të shumta. Nëse dëshironi një atmosferë më moderne dhe pasuri kulturore,  jugu i qytetit është zgjidhja më e mirë. Këtu, do të gjeni restorante dhe resorte të zhurmshme, si dhe një jetë nate të gjallë./Mirror

Të fundit

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, 5 figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se...

A rrezikohet një konflikt bërthamor, pas sulmeve të Izraelit?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se është “thelbësore” që aleatët, përfshirë SHBA-në, të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në...

Si funksionon Autopen: Roboti që nënshkruan në vend të Presidentit

Autopen është një pajisje elektromekanike që mund të replikojë një nënshkrim falë një krahu robotik që gjurmon lëvizjet e regjistruara. Ja se si funksionon...

Sulmet e Izraelit/ Reagon Trump: Irani s’mund të ketë një bombë bërthamore

Izraeli e sulmoi kryeqytetin e Iranit të premten në mëngjes duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, duke rritur mundësinë për një...

E solli në BBV, Anaid Kaloti reagon ndaj Gjesti: Mosmirënjohëd

Në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Anaid Kaloti ka shpërthyer ndaj fituesit të BBV4, Gjestit, pasi shprehet se nuk ka qenë mirënjohës...

Lajme të tjera

Web TV