Qeveria rrit me 570 milionë lekë buxhetin e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka rritur me 570 milionë lekë buxhetin e Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas burimeve për A2 CNN, nga më pak se 1.8 miliardë lekë me ndryshimin e buxhetin në 29 prill, buxheti i SPAK është rritur në mbi 2.3 miliardë lekë.

Për mobilimin e zyrave të godinës së re, blerjen e pajisjeve elektronike dhe vendosjen e paneleve diellore në tarracën e ndërtesës, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi më shumë se 761 milionë lekë shesë nga arka e shtetit.

Në shkresën drejtuar Ministrisë së Financave më herët, SPAK argumenton se një pjesë e parave nevojiten për vënien në funksion të plotë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Janë më shumë se 250 milionë lekë që sipas vlerësimeve të SPAK duhen kryesisht për infrastrukturën digjitale dhe fizike të Prokurorisë së Posaçme./kb

Të fundit

Rritje pagash pa moral

Nga ARTUR  AJAZI U bënë vite që në Shqipëri, drejtësia është në qendër tëreformave të mëdha. Në 12 vite të...

Pas aksidentit me 270 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

Një tjetër incident është regjistruar me një avion të kompanisë Air India, vetëm katër ditë pas tragjedisë me 279 viktima në Ahmedabad. Fluturimi AI315 i...

Samuel Huntington dhe “Përplasja e Qytetërimeve”, një lexim i thellë i Lindjes së Mesme

Nga Leonard Veizi Një nga veprat më me ndikim, kontroverse dhe profetike të fundshekullit XX, “Përplasja e Qytetërimeve dhe Ribërja e Rendit Botëror” – në...

Hasani për përplaset në Lindjen e Mesme: Palët të ulin tensionet

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë fjalës së tij në Samitin për Bashkëpunim në Europën Juglindore (SEECP) që po mbahet në Tiranë,...

Sot, në Strasburg: Kriza Izrael–Iran ende jashtë axhendës së Parlamentit Europian

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg Në një javë kur tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë të përshkallëzohen në një përplasje të madhe me pasoja të pakthyeshme,...

Lajme të tjera

Web TV