I pandehur për abuzim me tenderat, deputeti socialist paraqitet në GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, u paraqit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në seancën e parë gjyqësore ndaj tij, pasi SPAK e ka akuzuar zyrtarisht. Ndreca, i cili nuk arriti të rizgjidhet në zgjedhjet e 11 Majit, akuzohet për keqpërdorim të tenderave gjatë kohës që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Sipas SPAK, ai bashkëpunoi me zyrtarë të tjerë të ministrisë për të favorizuar Gjon Radovanin, duke e shpallur fitues të një tenderi për rikonstruksionin e katër komisariateve.

Hetimet tregojnë se Ndreca dhe bashkëpunëtorët e tij i dhanë përparësi Radovanit gjatë gjithë procesit të prokurimit dhe në fund i dhanë kontratën bashkë me kompaninë tjetër Derbi-E shpk, megjithëse ajo nuk përmbushte kushtet ligjore.

Nga dokumentet rezulton se Radovani është mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka pasur komunikime, dhe kjo miqësi mund të ketë ndikuar që kompania e tij të fitonte tendera pranë Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, nga hetimet dalin emaile mes Radovanit, i cili ka qenë edhe konsulent për këtë tender në Ministrinë e Brendshme, dhe Ndrecës, në të cilat diskutohen detaje për ambientet e komisariateve në Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, që ishin planifikuar për rikonstruksion./e.t

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV