Dy ditë më parë, dasma e Alex Soros, djalit të miliarderit George Soros, me Huma Abedin, bëri bashkë figura të shquara nga politika dhe biznesi me pasuri të mëdha në një ceremoni madhështore.
Ngjarja u zhvillua të shtunën në pronën familjare të Soros në Water Mill, Nju Jork, ku fluturuan avionë privatë dhe ishin të pranishëm ish-ndihmës të familjes Clinton, duke e kthyer dasmën në një prej eventeve më të përfolura të sezonit. Mediat dhe revistat më prestigjioze botërore përzgjodhën momentet më të veçanta për t’i ndarë në rrjetet sociale.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili mbajti një fjalim të shkurtër për mikun e tij Alex, që e quajti “vëlla”. Edhe pse Rama nuk ka publikuar ende asnjë foto nga dasma, prestigjozja Vogue ka ndarë disa imazhe ekskluzive nga ceremonia./kb