Tirana shpallet zyrtarisht “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana do të jetë mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit,  ALForum 2025, i cili do të zhvillohet nga 18 deri më 20 qershor në kryeqytetin shqiptar. Forumi organizohet nga Fondacioni Anna Lindh, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, shkruan atsh.

Ky forum ndërkombëtar shënon edhe shpalljen zyrtare të Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një titull prestigjioz i dhënë nga Fondacioni Anna Lindh dhe Bashkimi për Mesdheun.

Gjatë tri ditëve të forumit, rreth 1,000 pjesëmarrës nga 43 vende të rajonit euro-mesdhetar,  përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, media, të rinj liderë, institucione dhe figura me ndikim,  do të diskutojnë dhe ndajnë ide për forcimin e bashkëpunimit, dialogut ndërkulturor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Në program përfshihen 6 sesione plenare, 100 sesione paralele, 27 performanca artistike dhe aktivitete për rrjetëzim mes pjesëmarrësve. Me moton “Frymëzojmë dijen, nxisim veprimin, bashkojmë kultura”, ALForum synon të krijojë një hapësirë për bashkëpunim të thelluar, ku pjesëmarrësit ndihen të dëgjuar, të frymëzuar dhe të pajisur për të kontribuar në transformimin e rajonit.

Tirana, me skenën e saj të gjallë kulturore dhe shpirtin e hapur të dialogut, përforcon pozicionin e saj si një qendër mesdhetare për bashkëpunim ndërkulturor dhe ide progresive./e.t

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV