“Votat brenda PD u trafikuan, të rinumërohen kutitë në Durrës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja demokrate për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Ilirjana Kuçana, është e bindur se vota brenda PD-së është trafikuar dhe përveç saj ka edhe shumë kandidatë të tjerë të opozitës të dëmtuar nga ky proces.

Për këtë qëllim ajo u shpreh sot në “Studio Live” të Report TV, se kërkon jo vetëm rinumërim të pjesshëm për Durrësin siç vendosi KAS-i, por hapjen totale të tyre, për të zbuluar të gjitha shkeljet dhe devijimin e votës dhe leximit drejt të saj.

Nëse kërkesat e saj nuk merren parasysh, Kuçana paralajmëroi se jo vetëm do i publikojë pamjet e shkeljeve nga filmimet për kutitë që nuk do rinumërohen, por do e çojë këtë çështje deri në Gjykatën Kushtetuese dhe Strasburg, pasi ‘beteja është për votën e lexuar drejtë dhe transparencë dhe jo personale’.

E pyetur nga moderatori Arbër Hitaj për situatën paszgjedhore, Kuçana u përgjigj se PD ka nevojë për reflektim dhe analizë të thellë, reformim dhe hapje më të madhe të partisë, teksa shfajësoi nga të gjithë vetëm kryetarin Sali Berisha, për të cilin tha se është kundër dorëheqjes së tij apo largimit, sepse vetëm ai mund t’i rrijë përballë Edi Ramës.

“Mendoj se Durrësi duhet të ishte hapur për të gjitha kutitë. Kërkesa jonë u rrëzua në KAS, por beteja jonë dhe imja do vazhdojë. Do ankohemi deri në Gjykatën Kushtetuese, dhe aty mendoj se do marrim të drejtë dhe do japin vendim të drejtë. Duam rinumërim të të gjithë kutive në Durrës. Ndryshe do shkojmë deri në Strasburg për këtë çështje. Deri tani është pranuar një hapje e pjesshme”, u shpreh Kuçana.

Ajo mendon se provat që do gjenden gjatë rinumërimit të pjesshëm të vendosur nga KAS, do shërbejnë edhe për të bërë kërkesën e dytë që të rihapen të gjitha, kurse qëllimi nuk është beteja personale sipas kandidates, por transparenca dhe e drejta legjitime për votën e lirë.

Ajo tregoi edhe një rast kur i janë devijuar 5 vota, ku e ka kapur vetë në flagrancë duke qenë prezente dhe dyshon se si ky rast mund të ketë shumë të tjerë.

Lexo edhe :  Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

“Kemi rreth 540 qendra votimi në Durrës, ndaj kërkojmë hapjen e të gjithave. Kjo bëhet për transparencë, që vota të lexohet drejt, betejë për legjitimitet jo luftë personale. Dua që çdo votë e Ilirjana Kuçanës të lexohet drejt. Ka ndodhur në prezencën time, më kanë hequr 5 vota në sy, ia kanë dhënë një kandidati tjetër brenda PD-së. U kam dhënë mundësinë komisionerëve për të korrigjuar gabimin dhe është rregulluar në procesverbal. Gjithë beteja duhet bërë për votën e lirë. Bëhet një betejë për votën dhe demokracinë dhe ata që na kritikojnë tani, do na kuptojnë më pas. Unë këtë betejë do e çoj deri në fund këtë betejë”, tha ajo për Report Tv.

Kuçana thekson se mendimin e saj ia ka thënë edhe kryetarit Sali Berisha, se bëhej betejë për drejtësi dhe se votat brenda partisë ishin trafikuar dhe ka shumë kandidatë të dëmtuar nga ky devijim.

“Nuk e kam shkëputur asnjëherë mendimin tim me zotin Berisha, ia kam thënë vendimin tim për këtë betejë, nuk ka qenë kundër kësaj beteje time. Berisha ëshë në krah të kandidatëve dhe kësaj beteje për transparencë. Unë di t’ju them se vota ime dhe e kandidatëve të tjerë u është devijuar apo trafikuar vota. Ju do ta shikoni, jo vetëm mua dhe zotit Kalaja u janë devijuar votat, por edhe kandidatëve të tjerë. Pasi të hapen këto kuti dhe të shikohet se çfarë ka ndodhur, ne do kërkojmë edhe hapjen e kutive të tjera. Koha do na japi të drejtë në këtë betejë, votat tona janë trafikuar, sikur një votë të jetë, e dua atë votë në emrin tim”, shpjegoi kandidatja.

Nëse kishte urdhër nga lart për këtë devijim vote ajo nuk di ta thotë, por nëse veprimet janë kriminale nga ana e komisionerëve, kjo i takon drejtësisë që të bëjë punën e saj. Madje këmbëngul se betejën e saj për drejtësi vote do e çojë deri në fund, edhe nëse kërkesa për hapjen totale i rrëzohet më tej. m.p.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV