Njoftim me rëndësi: këto zona në Durrës do kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës bën me dije se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, të raportuara nga OSHEE, do të ndalet përkohësisht funksionimi i stacioneve të pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.

Stakimi do të nisë nga mbrëmja e sotme dhe do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Si pasojë, në disa zona mund të ketë reduktime ose ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Shoqëria njofton se ekipet teknike janë në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE për zgjidhjen e situatës dhe garanton rikthimin e shërbimit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) informon qytetarët se për shkak të problemeve që ka OSHEE në lidhje me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, stacionet e pompave në këtë vendndodhje (Fushë Kuqe dhe Fushë Milot) do të stakohen nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes. Për këtë arsye mund të ketë probleme ose reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona. Ekipet tona janë në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE dhe po ndjekin situatën për rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe do të informojmë menjëherë për çdo përditësim”, thuhet në njoftim. m.p.

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV