Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi nisi vizitën e tij në Rusi, ku do të takohet me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj impianteve bërthamore.
Diplomati iranian iu përgjigj interesit të mediave duke thënë se pret që të ketë bisedime serioze me kreun e Kremlinit në lidhje me sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta.
Rusia ka dënuar sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, me ambasadorin rus në OKB që tha se Amerika kishte “hapur kutinë e Pandorës”.
Abbas Araghchi ka të ngjarë që të marrë fjalë të forta mbështetjeje nga Putin, por ndihma ushtarake nga Moska duket e pamundur.
Si fillim, përparësia e Rusisë tani është lufta e saj me Ukrainën. Është e vërtetë që Rusia dhe Irani kanë një marrëveshje partneriteti strategjik, por ajo nuk është një pakt mbrojtjeje dhe nuk e detyron Moskën të ofrojë mbështetje ushtarake për Teheranin.
Javën e kaluar Putini deklaroi se Irani nuk kishte kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska dhe nga komentet e tij ishte e qartë se ai nuk kishte nxitim për të ofruar ndonjë ndihmë. Kremlini ka qenë i etur të mbajë marrëdhënie të mira si me Iranin ashtu edhe me Izraelin dhe të ndërtojë një marrëdhënie të mirë pune me Donald Trump./e.t