Shai Gilgeous-Alexander hyn në kategorinë e legjendave, MVP dhe Finals MVP në një sezon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari më i mirë i kampionit të ri të NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander, në moshën 26-vjeçare, tashmë e ka siguruar vendin e tij midis legjendave të basketbollit.

Ai arriti një sukses historik, duke fituar katër trofetë më të rëndësishëm që një basketbollist mund të fitojë në një sezon: titullin e kampionit, MVP-në e ligës, MVP-në e finales dhe trofeun si shënuesi më i mirë.

Gilgeous-Alexander përfundoi sezonin si shënuesi më i mirë me mesatare 32.7 pikë për ndeshje, ndërsa mori çmimin MVP, duke regjistruar edhe pesë kërcime e 6.4 asistime mesatarisht.

Në serinë finale ndaj Indiana Pacers, ku Oklahoma City fitoi 4-3, ai realizoi mesatarisht 30.3 pikë, 4.6 kërcime dhe 5.6 asistime për ndeshje.

Në ndeshjen e shtatë vendimtare, SGA shkëlqeu me 29 pikë, 5 kërcime dhe 12 asistime, duke udhëhequr ekipin drejt titullit.

Para tij, vetëm Michael Jordan, Kareem Abdul-Jabbar dhe Shaquille O’Neal e kanë arritur këtë sukses të katërfishtë në një sezon.

Shai arrin të fitojë kështu çmimin MVP dhe Finals MVP në një sezon, që për herë të fundit arrihej nga LeBron James në vitin 2013.

Ky sezon e vendosi Shai Gilgeous-Alexander në një grup shumë të vogël legjendash të NBA-së./ D.C

Të fundit

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën - as për palestinezët nga Galit Peleg Thonë se protestat janë për Gazën. Që...

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë/ Rama jehonë lajmit

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka dalë në dritë në fshatin Strikçan të Bulqizës. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se specialistët kanë identifikuar...

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Ralph Ziman, artist dhe fotograf i njohur, ka kaluar dekada duke reflektuar mbi dhunën dhe pasojat e saj përmes artit. I lindur në Johannesburg...

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken si dy botë të ndryshme. Megjithatë, një...

Si ChatGPT nxiti burrin të vrasë nënën, dhe veten në një qytet luksoz

Një ish-menaxher i shqetësuar i Yahoo vrau nënën e tij dhe më pas veten, pas muajsh ndërveprimesh iluzive me “mikun më të mirë” të...

Lajme të tjera

Web TV