Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze zhvendoset pas protestave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon-it dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, është detyruar të zhvendosë ceremoninë e tij të dasmës nga zemra historike e Venecias, pas një vale protestash nga banorët lokalë që e akuzojnë se po e “pushton” qytetin.

Fillimisht ishte planifikuar që festa e dasmës me Lauren Sanchez të mbahej në Scuola Grande della Misericordia, një sallë madhështore e shekullit të 16-të, por protestat e ashpra nga aktivistët vendas bënë që vendi të ndryshonte. Protestuesit kërcënuan se do të hidhnin kamerdare në formë krokodilësh të mëdhenj në kanalet e qytetit për të penguar ardhjen e të ftuarve me gondola dhe taksi ujore.

Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze

“Është një fitore e madhe për ne”, deklaroi Tommaso Cacciari nga grupi protestues “No Space for Bezos”. Ai shtoi se edhe pse dasma do të zhvendoset, protestat do të vazhdojnë në qendër të qytetit.

Ceremonia është transferuar në Arsenale, një kompleks historik i rrethuar me mure dhe shumë më i lehtë për t’u siguruar. Ky ndryshim u ndikua jo vetëm nga presioni publik, por edhe nga shqetësimet e rritura për sigurinë, për shkak të situatës ndërkombëtare dhe pranisë së anëtarëve të familjes Trump, që mund të jenë objektiv sulmesh.

Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze

Ndërkohë, dhjetëra avionë privatë pritet të mbërrijnë në aeroportin Marco Polo të Venecias, duke sjellë mysafirë nga e gjithë bota, përfshirë Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Lady Gaga, Bill Gates dhe Elton John.

Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze

Megjithatë, qyteti është ndarë mes dy qasjeve: nga njëra anë, aktivistët që denoncojnë shndërrimin e Venecias në skenë të eventeve miliardere duke larguar vendasit; dhe nga ana tjetër, grupi “Yes Venice Can”, që përfaqëson hotelierët dhe bizneset vendase, duke e mirëpritur Bezosin dhe milionat që ai sjell me vete.

Lexo edhe :  Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Greenpeace dhe grupi britanik “Everyone Hates Elon” organizuan një protestë në Sheshin e Shën Markut, me një pankartë ku shkruhej: “Nëse mund të marrësh Venecian me qira për dasmën tënde, mund të paguash edhe më shumë taksa”.

Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze

Protestuesit theksojnë se nuk është çështje personale, por një sistem i prishur ku miliarderët shmangin përgjegjësitë, ndërsa qytetarët e zakonshëm mbajnë barrën./e.t

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV