Izrael-Iran, si dy fëmijë që rrihen në oborrin e shkollës… pastaj ndërhyn babai!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shkëmbyer batuta, edhe pse ishin duke folur për një çështje tejet serioze, gjatë një deklarate për shtyp në samitin e NATO-s në Hagë, ku u fol për tensionet mes Izraelit dhe Iranit pas sulmeve ajrore amerikane mbi objektet bërthamore iraniane.

Duke komentuar përplasjen mes dy vendeve, Trump tha: “Nuk do të luftojnë më me njëri-tjetrin. E kanë mbyllur. Ishte si një sherr mes dy fëmijëve në oborrin e shkollës. Luftojnë si të çmendur. Nuk i ndalon dot. Lëri të zihen për dy a tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndash.”

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, iu përgjigj me një buzëqeshje: “Dhe pastaj babai duhet të përdorë ndonjëherë gjuhë të fortë”.

Trump u tregua edhe më i drejtpërdrejtë: “Duhet të përdorësh gjuhë të fortë. Duhet të thuash një fjalë të caktuar”, u shpreh ai, duke iu referuar komenteve të bëra një ditë më parë ku tha se “Izraeli dhe Irani nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë.”

“Jemi shumë afër marrëveshjes për konfliktin në Gaza”, Trump: Ndikuan sulmet ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se goditjet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit mund të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje për konfliktin në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit.

Gjatë një deklarate për mediat në samitin e NATO-s në Hagë, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, Trump tha se është “shumë afër” një marrëveshjeje për konfliktin në Rripin e Gazës.

“Besoj se po bëhet përparim i madh për Gazën. Për shkak të sulmit që ndërmorëm, mendoj se do të kemi disa lajme shumë të mira,” u shpreh ai përpara gazetarëve.

Lexo edhe :  Kush po sulmon emrin James Bond?

Trump shtoi se sulmet “treguan fuqi” dhe se kjo kishte ndikim në dinamikat rajonale. “Besoj se ndihmoi disi, tregoi shumë fuqi. Por, edhe para kësaj, ishim shumë pranë një marrëveshjeje për Gazën,” tha presidenti amerikan.

Këto deklarata vijnë pas operacionit ajror të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, që sipas Trump-it, kanë “shkatërruar plotësisht” kapacitetet e Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore. Ai ka lënë të kuptohet se presioni mbi Iranin, si mbështetës i Hamasit, mund të ndikojë në zbutjen e konfliktit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza./e.t

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV