Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në fundjavë, ndërsa kulmi i të nxehtit do të arrijë të premten ku temperaturat pritet të ngjiten deri në 40-45 gradë Celcius.

Meteorologu Hakil Osmani ka zbuluar se në rang territori maksimumet do të kapin vlerat 39-40 gradë, ndërsa qarku i Elbasanit do të regjistrojë temperaturat më të larta. Theksohet se në diell, temperaturat e ajrit ndihen 4-5 gradë më të larta se sa vlerat normale.

“Territori shqiptar është nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, duke bërë që të kemi temperatura ekstremisht të larta. Maksimumet në rang territori do të regjistrohen në vlerën 39-40 gradë Celsius. 40 gradë Celsius do të regjistrohet në qarkun e Elbasanit, ndërsa Berati e Kopliku pritet të regjistrojnë temperatura të ajrit në vlerën 39 gradë Celsius. Në diell, temperaturat e ajrit zakonisht ndihen edhe në 4-5 gradë më të larta se sa vlerat normale. Valët e të nxehtit momentalisht do të zgjasin deri në fundjavë, ndërsa dita e shtunë dhe e dielë do të sjellin një rënie graduale të temperaturave të ajrit”, thotë meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë, si dhe shmangie të ekspozimit në diell gjatë orëve të mesditës. m.p.

Të fundit

Akuzohet për korrupsion, Gjykata në Izrael refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për...

Ambasadorja e Zvicrës nga Pogradeci: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Nga fshati turistik i Linit, ku po zhvillohet një aktivitet në përmbyllje të fazës së parë të gërmimeve në sitin arkeologjik të Buqezës, ambasadorja...

Albin Kurti ngre alarmin: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të nxitur incidente gjatë festës...

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Ilir Yzeiri Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të shpjegojnë deri në fund se...

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia, nisën një nga reprezaliet më...

Lajme të tjera

Web TV