Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj të fundit për një përplasje.

Ai po i përgjigjej një pyetjeje rreth ambicieve territorial të Putinit, dhe nëse ato shkonin përtej Ukraninës, kur tha se javët e fundit, së bashku me administratën e tij, i ishte dashur të merrej edhe me Kosovën e Serbinë, pa shpjeguar specifikisht për çfarë.

Pyetje: Gjenerali Caine, ka thënë se Putin ka ambicie territorial përtej Ukrainës. E shihni edhe ju në të njëjtën mënyrë?

Trump: Mundet. Dua të them që edhe mundet. Por di diçka se ai do që kjo punë të marrë fund sepse është një katastrofë për të. Më telefonoi dhe më tha: a mund të të ndihmoj me Iranin? Unë I thashë, jo! Mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse në javët e fundit u kujdesëm për Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë, ndërsa të premten do të na vizitojnë zyrtarë të Kongos.

Ai nuk dha detaje të tjera, por në një moment të dytë, kur pyetet për vështirësin e mbylljes së konflikteve nga ana e tij, Trump sërish përmend Serbinë e cila sipas tij do të niste një përplasje, por pa përmendur konkretisht nëse bëhej fjalë për konfliktin e saj me Kosovën.

‘Shiko, në sapo i dhamë fund një lufte në 12 ditë e cila po ziente në 30 vjet. I dhamë fund konfliktit me Ruandën dhe Kongon të cilët do të vijnë të firmosin një document në shtëpinë e bardhë të premten. I dhamë fund edhe Serbisë e cila do të niste një përplasje’, tha ai. m.p.

Të fundit

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me...

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një eventi. Marrëveshja u konfirmua edhe...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Lajme të tjera

Web TV