Bujqve dhe blegtorëve do u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi të përfitojnë pension mbi bazën e viteve të punës të njohura zyrtarisht.

Këshilli i Ministrave miratoi listën zyrtare të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe kooperativave, të ndara sipas vitit të krijimit dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit, për qëllime të njohjes së periudhave të sigurimit në sistemin e pensioneve, shkruan A2 CNN.

Vendimi synon të lehtësojë procesin e verifikimit të viteve të punës për ish-punonjësit e sektorit bujqësor, të cilët kanë kontribuar ndër vite në ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat, që dikur ishin shtylla të zhvillimit rural në vend. m.p.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV